7 arsyet pse vegjetarianët
jetojnë më gjatë

7 arsyet pse vegjetarianët<br />jetojnë më gjatë
Konsumimi i mishit nuk është i gabuar,por mos-konsumimi i tij na ndihmon në përmirësimin e shëndetit tonë dhe ul rrezikun e prekjes nga disa lloj sëmundjesh.
Sipas studimeve të fundit, personat vegjetarianë kanë një jetë më të shëndetshme dhe jetojnë më gjatë.

Ja cilat janë arsyet se përse personat që nuk e konsumojnë mishin jetojnë me gjatë:

1. Presion i ulët i gjakut
Studimi zbulon se jo vetëm vegjetarianët kanë një presion më të ulët të gjakut, por edhe dietat vegjetariane mund të përdoren për ta ulur presionin e gjakut tek personat që kanë probleme me të.

 2. Rrezik më i ulët i vdekjes:
Vegjetarianët kanë 12% më pak rrezik të vdekjes në krahasim me personat e tjerë. Yndyrnat dhe kolesteroli, të cilat bllokojnë arteriet, janë në sasi më të vogla në trupin e tyre. Për këtë, ata janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kronike në përgjithësi.

3.Humor më i mirë
Nga një kërkim i bërë në 2012, u vu re se personat me një dietë vegjetariane kishin një humor më të mirë se pjesa tjetër.

4. Rrezik më i ulët nga sëmundjet e zemrës
Vegjetarianët janë 32% më pak të rrezikuar për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës.

5.Rrezik më i ulët ndaj kancerit
Janë studiuar versione të ndryshme të dietave vegjetariane nga një universitet në Kaliforni dhe është zbuluar që këto dieta kanë shumë benefite. Vegjetarianët kanë rrezik më të ulët për kancerin, sidomos për llojet më të zakonshme të kancerit ndërmjet grave, si kanceri i gjirit.

6. Rrezik më i ulët ndaj diabetit
Dietat vegjetariane nuk kurojnë diabetin,por ato ulin rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje, pasi ndihmojnë në ruajtjen e peshës dhe përmirësojnë kontrollin e sheqerit në gjak.

7. Më pak të rrezikuar nga mbipesha:
Vegjetarianët përgjithësisht janë më të dobët se personat që konsumojnë mish, dhe ata kanë nivel më te ulët kolesteroli si dhe indeks të masës trupore (BMI) më të mirë.
Disa dieta pa mish sygjerohen nga dietologët për të humbur peshë.

Redaksia online 
(o.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Miqësia e rivalëve të mëdhenj të titullit në Premier League, Pep Guardiola: Duam trofeun, mendoni përsosmërinë! Arteta: Mezi po e pres të dielën

Miqësia e rivalëve të mëdhenj të titullit në Premier League, Pep Guardiola: Duam trofeun, mendoni përsosmërinë! Arteta: Mezi po e pres të dielën