7 europarlamentarë në Tiranë e 1 President në Egjipt

7 europarlamentarë në Tiranë e 1 President në Egjipt

Që shqiptarët e 2019-s, brenda vetes, të mos gjejnë burimin dhe forcën e duhur për një gjuhë e qëllime të përbashkëta, është trishtim. Që gjithë këto vite nëpër tavolina ndërkombëtarësh, udhëtime, trajnime, binjakëzime, doktoratura, studime, pasurime, të mos ndihmojnë aspak për të krijuar vullnetin e përbashkët dhe konstruktiv për të dalë nga ngërçe, kriza, apo si duam t'i quajmë, është dështim.

Që në gjithë këto vite tranzicioni të mos kemi një figurë, një arbitër, një njeri të mençur në gjendje që t'i dëgjohet fjala e të ndikojë palët, është mjerim.

Shqiptarët që në kohë të kohëve shpikën ligjet e vjetra të Kanunit të Lekë Dukagjinit vetëm për të vendosur një rregull, një mirëkuptim në bashkëjetesën mes tyre, bënë Kodikët e Beratit e Kodikët e Shkodrës, lindën më të madhen "ndërmjetëse" mes të varfërve e të pasurve të Botës, Nënë Terezën, për të njëqindën herë, sot,  nuk janë në gjendje të jenë të qartë, të sinqertë e të ndershëm me njëri-tjetrin e të gjejnë mirëkuptim.

Shihemi si armiq sepse nuk dimë të dallojmë të mirën nga e keqja dhe damkosim njëri-tjetrin si i PD-istë, PS-istë, apo LSI-istë, shenja, që kur nuk janë të njëllojta, kanë mes nesh një efekt urrejtje njësoj si svastika e Hitlerit mbi viktimat e nazizmit të tmerrshëm.

Jemi katandisur të krijojmë tension në sy të fëmijëve, të të moshuarve, të të rinjve, të grave të Shqipërisë, sepse kemi  një tym aq të dendur vlerash, sa më i miri duket i zi e më i keqi nderohet si i mirë.

Shqipëria e 2019-s nuk ka një arbitër, nuk ka një njeri të mençur që shqiptarët t'ja dëgjojnë fjalën, nuk ka institucione që të kenë peshën e seriozitetin e paanshëm.

Duke pyetur në rrjete sociale se cilin shohin si zgjidhës të konfliktit politik, lexuesit e Shqiptarja.com dhe të ReportTV propozojnë që nga Kim Jong, te Trump, SHBA, por pak prej tyre ndonjë figurë brenda Shqipërisë, e kush me ndroje propozon dikë, i sulen dhjetëra të tjerë për t'ia mbushur mendjen se e ka gabim.

Tani 7 të Parlamentit Europian kanë mbërritur në Shqipëri e nisën takimet maratonë sa nga një anë, te ana tjetër. Ata vijnë pasi fjalët, deklaratat e SHBA, BE, OSBE, PPE etj. nuk bënë asnjë efekt, asgjë nuk shkrinë.

Ç'rol e ç'punë bën Presidenti Meta në gjithë këtë krizë? Ku është Presidenti, politikani që shpiku shprehjen "me qetësi e dashuri"? Në Egjipt? Uruguai, një vend amerikanolatin, po aq i vogël sa Shqipëria lindi Pepe Mujikën, Presidentin e paqtë dhe të mirë që diti të japë shembullin dhe vizionin për mirëqënien e vendit të vogël të tij. Ku është zëri dhe kontributi i Ilir Metës në një krizë të tillë?

Nëse 7 eurodeputetët do të arrijnë të ulin në një tavolinë opozitë e pozitë do të jetë suksesi i radhës i diplomacisë së vendeve që kanë për zemër demokracinë. Nëse ne, urgjentisht, nuk do të gjejmë forcën e mençurinë ta bëjmë vetë një gjë të tillë, tregojmë se na duhet ende tepër kohë të themi se kemi bërë përmirësim. Asgjë nuk kemi arritur, e bërë deri tani. Jemi hiç sa i takon shembullit si qytetarë e njerëz vullnetmirë.


 

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndoshta: 27/02/2019 21:49

    Derisa Qytetaret model e te mire..,nuk do dalin te protestojne para Shqupit te PD e Lsi e Presidences!!

    Përgjigju
  • Pa shpres: 27/02/2019 21:00

    Nuk kam fjal per kete klas politikanesh qe njohin vetem dhunen.. cfare turpi per ne si komb..Kerkojm edhe Shqiperi etnike.. ne po djegim edhe kete cop qe kemi...na kan degjeneruar te ardhmen.. Tani kuptoj pse kemi qen nen sundimin e te huajve me shekuj te tere.. Se sjemi te zotet per te mbajtur shtepin tone.. Turpi u mbulofte te gjitheve.. mbase u denon zoti per kete qe po u beni shqiptarve, le qe ku keni zot ju...

    Përgjigju
  • Nje koke pa lare: 27/02/2019 19:39

    Ky Pepe Mujika ndoshta nuk kishte vila ne Lalez me 12 hale. Sa shume qe dhjesin ky cifti i Monikes e Floririt!?

    Përgjigju
    • Ilir: 28/02/2019 19:42

      Ka vajtur te shohe floririn se mos ja kane vjedhur

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj