7 gjëra që mund të mësoni për një njeri vetëm me një puthje

7 gjëra që mund të mësoni për një njeri vetëm me një puthje

Foto ilustruese

Femra duhet ta dini se vetëm me anë të një puthjeje mund ta zhbironi personin që keni përballë. Kot nuk thonë që edhe mënyra e të puthurit është art.  Sipas studimeve të shumta mund të mësoni shumë prej puthjes së parë shkruan intv, sa i takon edhe jetëgjatësisë së lidhjes.

1.A ka kimi mes jush dhe partnerit?
Është diçka që thjesht e ndieni, nuk kemi si tjua shpjegojmë me fjalë.

2.A do të jetë partneri juaj i mirë në shtrat? 
Teknikat e puthjes, veçanërisht nëse ajo është puthja e parë, tregojnë shumë edhe për eksperiencën seksuale. Dihet që qëllimi pas puthjes së parë, është të shkoni në shtrat me të.

3.A ka partneri juaj mjaftueshëm vetëbesim? 
Mënyra se si partneri jua rrëmben puthjen e parë, flet shumë për vetëbesimin e tij.

4.A kujdeset partneri juaj për veten e tij? 
E kuptoni kollaj. A i mban erë të keqe goja?

5.A është partneri juaj një dëgjues i mirë? Kur jeni duke dhënë puthjen, nuk mund tia shpjegoni atij me fjalë se çfarë doni të bëni. Puthja është një tregues i mirë për të kuptuar nëse ai ju ndjek në veprimet tuaja, apo është i fokusuar të marrë atë që do vetë.

6.Sa serioze do të jetë marrëdhënia juaj?  Fakti që dikush ju puthi, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka qëllime serioze ndaj jush. Nuk duhet të harroni edhe ndjenjat që keni ndaj tij dhe mënyrën se si ndiheni pas puthjes, për të kuptuar seriozitetin e asaj që do të krijohet më vonë.

7.A është vlerësues partneri juaj? 
Mënyra se si partneri ju trajton pas puthjes së parë është një tregues shumë i rëndësishëm. Shikoni reagimin e tij.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?