Ish-supermodelja Heidi Klum ashtu si shumë personazhe të tjerë është prekur nga vdekja e ikonës së modoës Roberto Cavalli.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shfaqet duke puthur në buzë Cavallin.

Në postimin e saj ajo ka shkruar: “Më mungon Roberto Cavalli” duke e shoqëruar edhe me një zemër të kuqe.

Lajmin për vdekjen e stilistit e kanë bërë të ditur të afërmit, të cilët kanë raportuar se gjendja shëndetësore e tij ishte përkeqësuar ditët e fundit.