7 marsi, Klosi: Rritje rrogash
mësuesve të arsimit profesional

7 marsi, Klosi: Rritje rrogash<br />mësuesve të arsimit profesional
Festimi i 7 marsit nga mësuesit e shkollës profesionale Beqir Cela, në Durrës, u bë nëpërmjet një ceremonie ku u nderuan 3 mësues në prag pensioni, shoqëruar edhe me premitimin e ministrit të mirëqënies sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, për rritjen e pagave të mësuesëve, bazuar në ligjin e ri për arsimin dhe formimin profesional. 
 
“Tani është momenti që ne të rishtrëngojmë edhe njëherë bisedën dhe të kuptojmë se edukimi sipas kërkesës së tregut të punës është e ardhmja e edukimit në të gjithë botën. Trajtim të vazhdueshëm dhe trajnim të vazhdueshëm.

Rritja e pagës që ndodh për mësuesët, që nga 1 marsi është falë përpjeksjes shumë të madhe që bota pedagogjike po bën në Shqipëri. Ritja e pagës për mësuesët vjen si nevojë e forcimit të shkollës, e forcimit të edukimit dhe forcimit të profesionit në tregun e punës që çdo mësues prodhon."
- ishin fjalët e ministrit Klosi.

Rëndësia e arsimit profesional vazhdon të jetë prioritet i ministrisë së mirëqënies, ku ministri Klosi ka inauguaruar edhe laboratorët e kësaj shkolle.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?