Fran Ukcama ka ndarë me Report Tv “Një kujtim që s’më hiqet kurrë nga mendja është e viteve ’64, isha caktuar mësues në një fshat shumë të largët, 12 orë larg. Pavarësisht se ishte dëborë dhe larg ne duhet të shkonim për ta hapur shkollën sepse kështu ishin kërkesat e asaj kohe. Dhe unë bashkë me një mësues ngelëm në një fshat afër fshatit Brizë. Ngela në një shtëpi aty 4 ditë dhe 4 net duke pritur se mos pushon dëbora.”
Pas 4 ditësh është dashur ndëhyrja e banorëve të zonës të cilët kanë hapur rrugën me këmbë, pasi mësuesi ishte shumë i ri për të çarë borën deri në fshat.
“Kur pushoi bora, malësorët e këtij fshati thërritën me jehonë, me zëri për situatën. Më pas erdhën dy tre djem të rinj dhe hapën rrugën dhe më morën dhe më çuan tek shkolla. Mbaj mend se dhe nxënësit të nesërmen, megjithëse se kishte rënë 1 metër e gjysmë borë, kanë ardhur në shkollë.”është shprehur Fran Ukcama.
Edhe pse kanë kaluar 54 vite nga viti i parë i mësimdhënies, mësues Fran Ukcama kujton me endje ditët kur i gjithë populli ishte në dispozicion të mësuesve, vetëm e vetëm që fëmijët e tyre mos të mbeteshin një ditë pa mësim.
Redaksia Online
m.p/shqiptarja.com

VIDEO








