7 'mëkatet vdekjeprurëse'/ Nga grykësia, ligësia deri te epshi seksual, çfarë tha mbrëmë Fatos Nano për Ilir Metën

7 'mëkatet vdekjeprurëse'/  Nga grykësia, ligësia deri te epshi seksual, çfarë tha mbrëmë Fatos Nano për Ilir Metën

Fatos Nano

intervistën e gjatë të dhënë mbrëmë ku foli për të gjithë karrierën e tij politike dhe jo vetëm, ish-Kryeministri i vendit Fatos Nano foli me përçmim më të madh për një njeri, Presidentin aktual Ilir Meta.

Teksa për të tjerët, përfshi edhe Berishën, Nano kishte ndonjë fjalë të mirë përveç kritikave për Metën e përmblodhi mendimin e tij me fjalinë "Më lër ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh 7 mëkatet kapitale të Biblës, është Presidenti i sotëm".

Pra për Fatos Nanon, i cili ishte ai që bëri të mundur që të rinj në politikën e viteve 90 si Ilir Meta të ngriheshin në majat e pushtetit, Shqipëria sot ka President politikanin më mëkatar që i përmbledh të gjitha tiparet që vetë shkrimet e shenjta i konsiderojnë si 'mëkate vdekjeprurëse'.  

Por cilat janë 7 mëkatet madhore në Bibël që sipas Nanos Ilir Meta i ka të gjitha: Mania për lavdi, zilia, grykësia, epshi, zemërimi ose inati, lakmia dhe përtacia!

Në intervistën e mbrëmshme në 'Opinion', Fatos Nano tha se nuk ka asnjë raport më me Ilir Metën dhe se kjo nuk i mungon.

"Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime. Unë po flas nga ata që kam mbështetur, nuk thashë që është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga Freshi, nga qeveria e parë, nga komiteti i partisë së Tiranës, i dhashë degën e Tiranës të drejtojë, kur të gjithë thonin është rivali i ri i Nanos, deri tek qeveria e fundit", tha Nano.

Ndërkohë, teksa foli për ish-Kryeministrin Berisha, rivalin e tij kryesor në 25 vite politike, Nano tha se nëse Sali Berisha nuk do të ishte në politikë, Shqipëria do të kishte ecur më përpara, pasi e ka cilësuar atë si një politikan konfliktual që e ka të vështirë që të pranojë mendimin ndryshe.

Nano foli për 2 episode të rëndësishme, ku gishtin e drejton nga Berisha, që është burgosja e tij dhe 21 janarit. Për këto 2 ngjarje, Nano thotë se Berisha është marrë personalisht me to, madje ai shkon më tej duke thënë se nga "kafshë politike", pas 21 janarit, Berisha mbeti vetëm një "kafshë". 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • diana: 05/02/2021 20:04

    ILIR META KY PALACO HAJDUT E KRIMINEL DO VARUR SE BASHKU ME SALI KARAXHICIN...////FATOS NANO KA TE DREJTE,,,NJE INTERVISTE TEPER E SINQERTE....URIME FATOS,,DO DOJA TE ISHE PRESIDENT I VENDIT TIM...

    Përgjigju
  • dibran: 05/02/2021 17:43

    E ndoqa me vemendje, si nje ish-simpatizant i tij......Asgje te re nuk tha nga ata qe i dime..... E vuri gishtin dhe i meshoi fort, me sa fuqi qe kishte nje shprehje te pavdekshme per SALISERBKRIMINELGJAKSORIN...... ..."ai me vrau NENEN" !!!!!! Sinqerisht u mallengjeva! krimineli Sali i ka vrare Nenen Fatos Nanos! E TMERSHME!!!! ...Por jo vetem NENEN tende, Fatos!!!!! AI ESHTE VRASESI I NENAVE SHQIPTARE !!!! AI ESHTE VRASESI I JETES!!!!! SA NENA Shqiptare ka kallur ne dhe???? Sa NENA shqiptare ka veshur me te zeza???? Sa NENA Shqiptare mbajne mbi supe HIDHERIMIN e djemve te vrare nga KY, KRIMINEL!!!!! Nuk jane pak!!!! TE GJITHA NENAT SHQIPTARE AI I KA VRARE !!!!! PO VRAVE NJE NENE, I KE VRARE TE GJITHA, OR GJAKSOR nip SERBIE!!!!! PO VRAVE NJE NENE ,KE VRARE NJE KOMB, oj KERME E PAKALLUR!!!!! SALISERBKRIMINELTRADHETAGJAKSORI tani e tutje te gjithe SHIPTARET DUHET QE TI THONE: VRASESI I NENAVE SHQIPTARE !!!!! VRASESI I NENAVE SHQIPTARE !!!!! VRASESI I NENAVE SHQIPTARE !!!!!

    Përgjigju
  • Populli: 05/02/2021 13:38

    Nje faj te madh ke dhe ti Fatos Nano.. Po te kishin perballe nje qytetare me te pergjegjshem nuk do benin kollaj kete zallamahi qe bene me kete vend..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij

Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij