7 minuta për të eleminuar dhimbjet e dhëmbit

7 minuta për të eleminuar dhimbjet e dhëmbit
Dhimbja e dhëmbit është padyshim një nga dhimbjet e pakëndshme që të gjithë e njohim. Por me ndihmën e një truku shumë të thjeshtë që përfshin kockë akulli, do ta keni më të lehtë ta eliminoni atë së paku deri sa të arrini tek stomatologu.

Një studim i bërë disa vjet më parë në Kanada ka treguar se dhimbjet nga dhëmbi mund të eliminohen ose pakësohen duke mos e hapur aspak gojën. Ndërsa krejt çka ju nevojitet është një copë akull, të cilën do ta vendosni në rrudhosjen e dorës në mes të gishtit të madh dhe atij tregues dhe ngadalë do ta fërkoni pikërisht atë pjesë 5 deri në 7 minuta.

Kjo pjesë e shuplakës është vendi në të cilën gjenden mbaresat nervore të lidhura me qendrën për dhimbje në tru, e cila kontrollon shkakun e dhimbjes në duar dhe kokë.

Fërkimi me akull bllokon ato qendra. Ndërsa 90% e pjesëmarrësve në studim kanë pohuar se kjo teknike ua ka lehtësuar dhimbjen.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com(print), 10 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…