Zana Çela është emëruar në në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Lajmi është dhënë nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila ka postuar një foto me Çelën dhe shkruan se bashkë do të bëjnë më shumë për promovimin e turizmit shqiptar në të gjithë territorin dhe jashtë kufijve.
“Nisim sot me Zana Cela një tjetër rrugëtim, kësaj radhe në turizëm. Si drejtore e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, jam e bindur se bashkë do të bëjmë edhe më shumë për promovimin e turizmit shqiptar në të gjithë territorin dhe jashtë kufijve.
Por mbi të gjitha do të punojmë fort për të ndërtuar e koordinuar Kalendarin Turistik të eventeve kulturore, sportive, dhe të traditës.” Shkruan Kumbaro në postimin e saj.
Zana Çela prej disa vitesh ka qenë në krye të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe është larguar pak më shumë se 7 muaj më parë.