7 Përfitimet nga konsumi i selinos

7 Përfitimet nga konsumi i selinos
Forcon sistemin imunitar. Sasia e madhe e vitaminës C që gjendet tek selino e bën trupin të jetë më i shëndetshëm dhe të këtë imunitet më të fortë. Ndihmon në uljen e presionit të gjakut.

Selino përmban pthalides, të cilat ndikojnë në uljen e presionit të gjakut duke relaksuar muskujt rreth arterieve dhe duke lejuar enët të zgjerohen. Kalciumi, magnezi dhe kaliumi që përmban selino gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.
 
Kolesteroli. Pthalides që përmban selino gjithashtu mund të ulë kolesterolin me rritjen e sekretimit të acidit. Parandalon kancerin. Selino përmban coumarins substanca që janë efektive në parandalimin e kancerit.
 
Veti anti inflamatore. Selino besohet se ka veti anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në probleme të tilla si artriti. Ndihmon në humbjen në peshë. Selino nuk ju ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë për të humbur peshë, por ajo përmban shumë pak kalori dhe është e pasur me fibra.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.06.2013
 
Redakisa Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime