Në 24 orët e fundit në Tiranë janë vënë në pranga 7 persona, 6 prej të cilëve kanë qenë shpallur në kërkim. Personi tjetër, me inicialet E. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, është kapur në flagrancë pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument pune dhe dy leje drejtimi italiane, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sakaq përpos punës për zbatimin e rregullave të aktit normativ për koronavirusin janë vënë në pranga edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët kanë qenë shpallur në kërkim.

• E. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi”;

•E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike, kryer në bashkëpunim";

•A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja";

•I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja";

•F. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja";

•F. D alias F.M., 39 vjeç, banues në Vorë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim.

Të gjitha materialet i janë kaluar prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.