7 rregullat për parandalimin
e sëmundjeve të veshkave

7 rregullat për parandalimin<br />e sëmundjeve të veshkave
Një dietë e mirë ushqimore me një përmbajtje të ulët të kripës ndihmon në shmangien e sëmundejeve të veshkave.

Një shoqatë e përbërë nga ekspertë “Associazione Dietisti” ka sjellë disa këshilla që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të veshkave.

Ata thonë se nuk mjafton vetëm mbajtja në kontroll e sasisë së sheqerit, por ndikon dhe jeta sedentare pa aktivitet fizik, furnizimi me energji i trupit dhe medikamentet e tepërta të cilat ndikojnë në fillimin e sëmundjeve kronike.

Specialistja Anna Laura Fantuzzi thotë se edhe pse sëmunda e veshkave shfaqet në çdo moshë, problemet akoma më të mëdha fillojnë me avancimin e moshës.

Ka kushte të tilla mjekësore si tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni), diabeti dhe shtimi i yndyrnave në gjak të cilat favorizojnë fillimin e problemeve te veshkat, por në të shumtën e rasteve ato vijnë si pasojë e sjelljeve jo korrekte nga ana jonë.

Parandalimi është i mundur falë një mënyre jetese dhe një diete ushqimorëe të shëndetshme.

Kjo jo vetëm ju ndihmon në parandalimin e sëmundjes së veshkave por edhe për të mbajtur trupin në formë.

Ja cilat janë shtatë rregullat për të shpëtuar veshkat:
 
1. Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon për të kontrolluar presionin e gjakut dhe për të reduktuar rrezikun e sëmundjes së veshkave.

2. Kontrolli i sasisë së sheqerit në gjakn dhe presioni i rregullt i gjakut. Presioni i lartë është i dëmshëm për veshkat, veçanërisht kur është i lidhur me sëmundje të tjera si diabeti, kolesteroli i lartë dhe sëmundjet kardiovaskulare.

3.Hani shëndetshëm dhe kontrollini peshën tuaj trupore. Duhet të ndiqni një dietë të bazuar në proteina bimore, si dieta mesdhetare, që ul aciditetin e urinës dhe nevojën e veshkave për të punuar. Konsumoni në çdo vakt tuajin drithra, dy herë në javë bishtaje(fasule, thjerrëza, bizele, sojë etj) dhe peshk. Reduktoni frekuencën javore të ushqimeve që përmbajnë proteina me origjinë shtazore( mish, vezë, djathë dhe produkte qumështi). Përdorni vaj ulliri extravirgine duke moderuar sasinë e përdorur.

4. Reduktoni sasinë e kripës që konsumoni. Mundohuni ta zëvendësoni atë me aroma të tjera dhe erëza.

5. Pini rreth dy litra ujë në ditë. Kjo sasi mund të ndryshojë në bazë të gjinisë, stërvitjes, klimës, kushteve shëndetësore, shtatzënisë. Edhe çaji bimor është mjaft i mirë por pa sheqer.

6. Mos pini duhan. Pirja e duhanit rrit presionin e gjakut dhe përshpejton plakjen. Pirja e duahnit rrit mundësitë për kancer të veshkave.

7. Eliminoni pirjen e medikamenteve të pa sygjeruara nga mjeku, në veçanti ato për dhimbje koke, dhimbje të kyçeve.

(b.tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen