7 udhëtimet e Edit Durhamit në vendet e Ballkanit, studiuesit: Shqiptarët janë në ‘borxh’ me albanologen!

Shtatë udhëtimet e ‘mbretëreshës së maleve” Miss Mary Edith Durham në Ballkan dhe në trojet shqiptare vijnë përmes një botimi të realizuar nga Muzeu Historik Kombëtar. Studiuesit kanë qëmtuar për 75-vjetor të ndarjes nga jeta të Durhamit shënimet dhe dokumentet e saj antropologjike, që ka shkruar për shqiptarët në fund të shek.XIX dhe fillim shek.XX. Studiuesi i Trashëgimisë Jomatëriale Shpend Bengu sjell kumtesën “Komunikimi pamor ndër shqiptarë, në dëshmitë e Durhamit”, ndërsa piktori Abaz Hado ndalet tek “Fryma romantike dhe sinqeriteti në vizatimet dhe skicat e Edith Durham”

“Edith Durham është një ndër figurat më të shquara në studimet albanologjike, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në lidhje me kulturën dhe historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Rezultatet e studimeve origjinale të saj në këtë fushë, me koleksionet e saj origjinale nga trashëgimia jomatëriale shqiptare, vizatimet, fotot dhe regjistrimet audio, që ajo bëri me fonografin e saj, e bën atë, një ndër ekspertet më të njohura në studimet ballkanike”, shprehet studiuesi i trashëgimisë jomatëriale Shpend Bengu.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi, ndali tek “Shqipëria e Edith Durhamit”.

“Në mes të udhëtarëve, që vizitojnë Ballkanin dhe që ka lënë gjurmë ende në viset që ajo përshkoi është Mery Edith Durham (1863-1944). Ajo ishte 37 vjeçe kur ndërmori udhëtimin e saj të parë në Ballkan më 1900. Ky udhëtim do të kishte një efekt të dyfishtë, në jetën e saj edhe për antropologjinë dhe etnografinë e rajonit. Së pari, që nga zbulimi i Malit të Zi. Serbisë dhe Shqipërisë për 14 vjet me radhë dhe ajo do të kalonte pjesën më të madhe të kohës dhe të angazhimit të saj intelektual dhe politik në udhëtimet nëpër Ballkan. Së dyti, përvoja dhe materiali i mbledhur gjatë këtyre udhëtimeve përbëjnë ndoshta koleksionin më të pasur të kulturës popullore dhe sociale të mbledhura nga ndonjë udhëtar i huaj gjatë kësaj kohe”, shprehet drejtori i Muzeut, Dorian Koçi.

Edith Durhami ishte udhëtare, piktore dhe autore e shkrimeve antropologjike. Origjina e saj ishte një nga familje e madhe nga Veriu i Londrës.

Edith Durham

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale