Dënohet me 7 vjet burg presidenti i ekipit të Sevillas në Sapanjë, José María del Nido.

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Lartë spanjolle, e cila uli dënimin për presidentin e suksesshëm të ekipit andalizuan me 6 muaj burg. De Nido është dënuar për skandalin e pak viteve më parë në qytetin e Marbella, pjesë e provincës së Malagas.

Del Nido u shpall sërish fajtor për devijim dhe përvetësim fondesh publike në vitet 1999-2003, në kohën kur punonte si avokat në bashkinë e Marbellas, që atëherë drejtohej nga Julian Munoz, edhe ky i dënuar me burgim bashkë me një këshilltar tjetër.

Del Nido pas vendimit të Gjykatës së Lartë është i detyruar të japë dorëheqjen pas 11 vjetësh në krye të Sevillas, që në drejtimin e Del Nidos ka patur vite të arta me trofe në Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Europa League, si dhe Superkupën e Europës.

d.b/shqiptarja.com