7 vite pa 'Jovan Bregun'! Teatri Kombëtar përkujton 73-vjetorin e lindjes së Roland Trebickës

7 vite pa 'Jovan Bregun'! Teatri Kombëtar përkujton 73-vjetorin e lindjes së Roland Trebickës

TIRANE-Teatri Kombëtar ka kujtuar sot 73-vjetorin e lindjes së aktorit të madh Roland Trebicka. Aktori u nda nga jeta në 6 mars të vitit 2013 në moshën 66-vjeçare nga një sëmundje e rëndë, por mbetet i paharruar për publikun shqiptar me rolet e shumta. "Roland Trebicka lindi në Korçë më 18 Janar 1947. Karriera e tij si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961.

Ndoshta, që këtu e ardhmja e tij ishte vendosur. Humori spontan, i cili i buron dhe në momentet më të vështira u shqua që në kohën e shërbimit ushtarak, ku shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), e njohur si “Estrada e Ushtarit”. Vitet në këtë trupë profesioniste ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar.

U bë anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar më 1971 dhe punoi aty deri në vitin 1999. Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar. Në jetën e tij artistike, kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”. Por rolet e aktorit Roland Trebicka në teatër janë të shumtë.

Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”), te “Një burrë me trandafil”, “Ne të gjithë këndonim Margaritën”, “Darka e të marrëve”, “Jashtë bie borë”, “Stjuardesat”, Kontin Almaviva “Berberi i Seviljes”, Vinsenti “Të gjithë me huqe”, “Një tablo absurde”, “Endrra e Ismail Qemalit” etj.

Në vitin 2002, për rolin e Rojës te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden "Ëndërr për një karrige" (Vaska) dhe "Koncert në vitin 1936" (Nesti). Për kontributin e tij në skenë, ai është nderuar me titujt "Artist i merituar", “Mjeshtër i Madh” dhe së fundmi, Bashkia Korçë i akordoi titullin “Nder i qytetit” shkruhet në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 24/01/2020 14:03

    E kam thene dhe here te tjera, eshte padrejtesi qe keta lloj njerezish ikin ne moshe relativisht te re, si para pak ditesh Xhevdet Ferri, apo Aleko Prodani, Fadil Kujofska, Agim Qirjaqi, Vangjush Furrxhi e shume te tjere qe nuk mjafton vendi qe te shkruaj te gjithe.. Dashur padashur jane bjere pjese e jetes sone e kur na lene duket sikur edhe nje pjese e jona na le.. Nese duhet patjeter qe dikush te iki ne kete lloj moshe apo te stermunduar nga semundjet, atehere pa me te voglen pendese them le te ikin politikanet, duke nisur nga Saliu, Meta, Basha, Rama e te tjeret pas tyre..

    Përgjigju
  • Avni: 18/01/2020 20:42

    RIP shoku Roland Trebicka apo shoku Jovan Bregu up pu pu krushqi me Jovan Bregun!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)