TIRANË - Shtatë vjet më parë, fshati i Gërdecit i cili ndodhet në periferi të kryeqytetit, u vu për herë të parë në historinë e vet u vu në qendër të vëmendjes, në qendër të lajmeve të mediave shqiptare dhe botërore.

Një shpërthim makabër në një punishte të demontimit të armëve dhe municioneve, që ishte ndërtuar me lejen e qeverisë së atëhershme të kryesuar nga Berisha, mori jetën e 26 njerëzve të pafajshëm, mes të cilëve gra dhe fëmijë të mitur, ndërkohë u plagosën mbi 300 të tjerë.

Mes viktimave dhe baxhanaku i ish-kryeministrit Berisha, ndërsa akuzohej si i përfshirë djali i kryeministrit, Shkelzeni.
 
Pavarësisht se sot mbushen plot 7 vjet nga kjo tragjedi e përmasave të mëdha, ku humbën jetën 26 njerëz nga një punishte e licensuar nga shteti, ende familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi për jetët e humbura, ndërsa të tjerë kërkojnë dëmshpërblim për mbetjen të gjymtuar e prishjen e shtëpive. Vetëm nga familja Deliu kishte pesë viktima, tre nga familja Cani e dy nga familja Durda.

Kalvari i qëndrimit pas dyerve të Gjykatave për familjarët e viktimave të Gërdecit ka qenë pa fund, ku më aktive ishte Zamira Durda një nënë që ka humbur djalin 6-vjeçar në tragjedinë e Marsit 2008.

Ndërkohë, tashmë gjykata shqiptare e ka dhënë verdiktin e vet dhe në Apel.

Pa përmendur dhe njerëzit e politikës të cilët janë akuzuar se kanë sjellë këtë tragjedi dhe as që është diskutuar të merren të pandehur. Pandëshkueshmëria tashmë është dënuar jo vetëm nga qeveria e tanishme, por dhe nga ndërkombëtarët, që kanë vënë si kusht për integrimin në BE ,dënimin e zyrtarëve të lartë abuzues.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)