Pak ditë pas deklaratave të Edviol Kullurit (Kryendriturit) se ai nuk merr më pjesë në protestë pasi ajo është uzurpuar, një thirrje dialogu erdhi nga sheshi para kryeministrisë.
“Duan të na përçajnë, por ja ku jemi prapë. Ka dhe disa që kanë hatërmbetje personale. Atyre u them ejani të flasim”, tha një protestues.
“Pikat janë 5. Te pikat bashkohemi, mendimet janë të ndryshme”, tha aktivisti Edison Lika.
Të pakët në numër në ditën e 70-të, u përsëritën thirrjet që dëgjoheshin më dendur në javët e para. Konkretisht, mbrojtja e Rrjollit, Zvërnecit dhe anulimi i Paketës së Maleve. Gjithashtu, refuzuan edhe ‘Besën’ e kryeministrit Rama.
“Nuk e shesim Zvërnecin, Rrjollin, nuk i bëjmë kurban pikat malore me Paketën e Maleve, s’e duam ligjin për investitorët strategjikë se e duam vendin tonë”, tha Lika.
“Në një Shqipëri të re nuk do të ketë opozitë të shitur e kryeministër që bën pazare me opozitën në kurriz të njerëzve të thjeshtë. S’mund të pranojmë besë nga i pabesi dhe besën e kemi vetëm nga njëri-tjetri për të mbrojtur Shqipërinë”, u shpreh Luçiana Kokaj.
Lajm në përditësim...
-
Llum!
Përgjigju -
Taliban,antisemitista(ngadal ngadal do paguani antisemitizmin tuaj),drogista te gjithe llojeve,diaspora e "barit te bardhe",gazetar te nje lloji e gazetarie tjeter qe bazohet ne shpifje e dezinformim,idiot te teorive konspirocioanale,njerez te dhuneshem e llapaqena,shumica e te cileve nuk kan punuar ne jeten e tyre, te cilet te molepsur me inate e mllefe personale protestojne??????Kto pjesmarres ne proteste jane grupe antishqiptare neto e te molepsur nga antishqiptarizmi. Por mos harroni te thoni te verteten: asnjehere e ne asnje kohe shqiptaret nuk jetuar me mire se tani e asnjehere Shqiperia nuk eshte me e bukur se sot,ndaj populli nuk ju perkrahe ju urren e tallet me budallalleqet fminore te protestuesve
Përgjigju-
ke fol tamam bravo,dalin ca koti aty dhe broçkullisin gjona koti,janë te shitur dhe drgaxhinj.
-
-
Të pabesë jeni juve që gënjeni sa herë hapni gojën. Prej jush braktisin shqiptarët vendin sepse nuk jetohet me ju Talibanër.
Përgjigju








Komente
Komento