Berati, vijon të jetë një nga destinacionet më të preferuara të turistëve të huaj edhe gjatë këtij viti.
Lagjet muzeale, kalaja, muzeu Ikonografik “Onufri” dhe ai etnografik i hapur s’fundmi mbeten ndër më të frekuentuarat.
Për turistët, Berati nuk është vetëm një destinacion për t’u vizituar, por një qytet që i tërheq për historinë, arkitekturën, artin dhe mikpritjen.
"Në të vërtetë Berati është një qytet shumë shumë i bukur,një nga vendet më të bukura që kam vizituar në Europë.Më tërhoqi mjaft vëmendjen Kalaja,me shtëpitë e saj dhe kishat përreth dhe ky muze ku jemi tani,Muzeu Etnografik që është mjaft i bukur.
Është hera e parë që vij në Berat,kam ardhur me mamanë time,kemi ardhur një javë me pushime dhe kemi vizituar shumë qytete dhe nga Berati do shkojmë për të vizituar më pas edhe Tiranën" thotë një turist spanjoll.
"Kemi bërë një vizitë nga riviera shqiptare, nëpër plazhe,kemi vizituar shumë qytete të rëndësishme dhe sot jemi këtu në Muzeun Etnografik në Berat,që na pëlqeu shumë.
U njohëm me historinë,duke parë nga afër çdo detaj sepse na pëlqen historia.Është hera e parë që vizitojmë Shqipërirë dhe na ka pëlqyer,njerëzit që na kanë shërbyer në hotele dhe kudo kanë qënë të mbrekullueshëm,kemi qënê të mirëpritur ngado që kemi shkuar dhe nuk kemi pasur asnjë problem" tha një turiste nga Spanja
"Vij për herë të parë në Berat dhe për herë të parë në vendin tuaj, jam duke e zbuluar atë dhe jam me të vërtetë shumë e entuziazmuar nga gjithçka dhe mendoj të kthehem prapë.Në Berat më ka impresionuar mikëpritja e njerëzve, gjatë çdo vakti që kemi ngrënë nuk jemi ndjerë si turistë që kam ardhur këtu për të harxhuar para por si mysafire dhe kjo është e mbrekullueshme.
Vizitova Kalanë e Beratit dhe u dashurova me të, sidomos kur shëtisja mëngjeseve kur ka pak njerëz.Tani jam këtu,në Muzeun Etnografik dhe jam shumë kurioze ta zbuloj atë.
Muzeu Ikonografik Onufri ishte shumë i bukur, sidomos Ikonostasi i tij,Ikonat dhe pikturat por pjesa më interesante ishte pjesa e bashkëjetesës fetare dhe ikonat bizantike" tha një turiste tjetër
Sipas drejtorit të Muzeut Ikonografik “Onufri” dhe ati etnografik, Miklor Pasku, për periudhen e deritanishme të këtij viti janë rreth 70 mijë vizitorë, apo 10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Me trashëgiminë kulturore, arkitekturën karakteristike dhe mikpritjen, Berati vijon të jetë një nga destinacionet kryesore turistike në Shqipëri, ndërsa shifrat e vizitorëve gjatë vitit 2026 dëshmojnë interesin në rritje për qytetin e UNESCO-s.






Komente
Komento