Hotelet dhe strukturat akomoduese në Shqipëri pritën mbi 816 mijë turistë gjatë muajit korrik, me rritjen që është udhëhequr kryesisht nga vizitorët e huaj.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë korrikut u regjistruan 816,563 vizitorë, nga 708,605 që ishin në të njëjtin muaj të vitit 2025. Numri i turistëve të huaj arriti në 622,660, ose 18.3% më shumë se një vit më parë, ndërsa vizitorët rezidentë u rritën me 6.4%, duke shkuar në 193,903.

Në rritje ishin edhe net-qëndrimet në strukturat akomoduese që u shtuan me 14% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Për turistët e huaj rritja ishte 17.3%, ndërsa për pushuesit rezidentë 4.4%.

Pjesa më e madhe e turistëve të huaj që u akomoduan në vend gjatë korrikut ishin nga Kosova, Italia, Polonia, Franca dhe Gjermania.