70 mijë vetë vizitojnë Festivalin
e Librit dhe Artit, ja surprizat

70 mijë vetë vizitojnë Festivalin<br />e Librit dhe Artit, ja surprizat
TIRANE- Deri ditën e diel, Muzeu Historik Kombëtar është vizituar nga rreth 70 mijë vetë gjatë ditëve të festivalit të Librit dhe Artit Pamor. Gjatë katër ditëve të festivalit, që nga 23 prilli deri më 27 prill, janë ofruar veprat e artistëve shumë të talentuar të artit pamor, dhe janë prezantuar mbi 40 mijë tituj librash nga 50 entet botuese pjesëmarrëse. Në stendat përkatëse të shtëpive botuese dhe sallat e konferencave, u zhvilluan më shumë se 26 promovime autorësh e librash të rinj, u zhvilluan konferenca, ku nuk munguan diskutimet mbi veprat e artit të paraqitura, problematika dhe tema profesionale.

E bën më të veçantë këtë festival prania e gazetares dhe shkrimtares së njohur italiane Daria Bignardit, Andrej Nikolaidhis dhe shkrimtarit të njohur spanjoll, me origjinë baske, Kirmen Uribe. Gjithashtu, talentet e reja të Liceut Artistik dhe të shkollave të kryeqytetit ishin protagonistë dhe vizitorë njëherësh të këtij festivali. Festivali pati promovime dhe perfomanca artistike interesante. Shtëpia botuese “Toena” ka bërë promovimin e romanit “Bilbao, Nju Jork, Bilbao”, të shkrimtarit spanjoll Kirmen Uribe, në bashkëpunim me Ambasadën Spanjolle, ku ka surprizuar me pjesëmarrjen e tij kryeministri Edi Rama. AkademikU Rexhep Qosja ka promovuar në Muzeun Historik Kombëtar vëllimin e parë të ditarëve të tij që mbulojnë periudhën 1966 - 2014. “Shpresoj që ditari im të sjellë një përvojë politike, shoqërore, morale, e cila mund t’i shërbejë historisë, përvojës sonë të përgjithshme morale kombëtare”, është shprehur gjatë promovimit Qosja.

Shtëpia botuese “Dudaj” ka organizuar konferencën me temë “Letërsia e angazhuar dhe gruaja” me panel ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, gazetaren Rudina Xhunga, shkrimtaren Daria Bignardi, Eda Derhemin dhe Ardian Vehbiun. Koncepti i letërsisë së angazhuar nuk duhet të jetë vetëm i femrave”, ka thënë Kumbaro gjatë këtij promovimi.  Nuk kanë munguar as aktivitetet e veçanta në artet pamore. Në Festivalin e Librit dhe të Artit është prezantuar artisti Nusret Gjokoviq me kurator Edison Çerajn. Ndërsa për fëmijët, në oborrin e brendshëm të Muzeut Kombëtar është shfaqur “Çufo”, që ka shtuar larminë e aktiviteteve, por edhe pjesëmarrësve. Festivali i Librit dhe Artit ka përfunduar me dy çmime për veprat kushtuar diktaturës komuniste. Libri “Sende që nxirrte deti” i autorit Ardian Vehbiu ka fituar çmimin “Ardian Klosi”.

Libri i Ardian Vehbiut është një ese e çlirët për historinë e dashurisë së shqiptarëve, ose më mirë të shumë prej nesh, me Perëndimin gjatë viteve të diktaturës komuniste dhe izolimit të vendit.  Çmimi i dytë që u dedikohej arteve pamore i pagëzuar me emrin “Danish Jukniu” i është dhënë Video-instalacionit “Never” (ENVER) të Armando Lulajt. I sjellë nga galeria “TICA”, me kuratore Sonja Lau, vepra huazon një auto-homazh, pothuaj monumental të diktatorit Enver Hoxha, si pikënisje për një ridedikim konfliktual. Artisti Lulaj rishkruan shkronjat e venitura të parrullave, por me një ndryshim të dallueshëm: Enver shndërrohet në “Never”. Ministrja e Kulturës Kumbaro është shprehur se ky festival trazoi për mirë jetën e kryeqytetit në këtë fund prilli. Sipas saj “indiferenca ndaj ngjarjes kulturore do të ishte shqetësuese për një shoqëri”. Festivali i Librit dhe i Artit organizohet për herë të parë në Shqipëri.

Ministrai e kulturës i ka dhënë mbështetjen duke e afirmuar si një aktivitet me përmasa të mëdha që përfshin dy fusha tejet të rëndësishme të kulturës: artet pamore dhe botimet shqiptare. Ativiteti u organizua nga Shoqëria e Librit Shqip, që nisi të ekzistojë dy vjet më parë, nën drejtimin e të ndjerit e të mirënjohurit Ardian Klosi, me pjesëmarrjen e disa prej botuesve më seriozë shqiptarë: shtëpia botuese "Toena", Instituti i dialogut dhe Komunikimit, "Skandërbeg Books", "Omsca", "Kuteli", botimet "Dudaj", "Botart". 

Shkrimi u publikua sot 29 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj