70 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Kinë, Bankers Petroleum financon eventin: Nderim kur mundësojmë që dy vende të jenë bashkë!

70 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Kinë, Bankers Petroleum financon eventin: Nderim kur mundësojmë që dy vende të jenë bashkë!

70 vjetori i marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës Popullore të Kinës me Shqipërinë u festua edhe në Ambasadën Shqiptare në Kinë. Në prani të Ambasadorit shqiptar në Kinë, Selim Belortaja, përfaqësuesve të trupit diplomatik, drejtues biznesesh dhe organizatash të ndryshme, si dhe miqve të Kinës dhe shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Kinë, ambasadori Belortaja shprehu mirënjohjen për marrëdhënien solide të ngritur ndërmjet dy vendeve.

“Ky vit jo vetëm përkon me Festën Tonë Kombëtare, 28 Nëntorin 107 vite të krijimit të shtetit shqiptar, por edhe me 70-vjetorin e nisjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona”, tha gjatë fjalës së tij, Ambasadori Shqiptar në Kinë, Selim Belortaja.

Eventi u mbështet financiarisht nga kompania Geo-Jade Petroleum, aksionerja e kompanisë më të madhe të naftës në Shqipëri, Bankers Petroleum Albania.

Chairman i Geo-Jade Petroleum, Wang Wentao, i pranishëm në event, tha se “Kompania ishte e nderuar të mbështesë evente të tilla që u mundësojnë të dy vendeve të jenë bashkë në ngjarje të rëndësishme”.

Z.Belortaja dhe z. Wang shprehën solidaritetin e tyre me viktimat dhe të goditurit nga tërmeti I datës 26 nëntor, që është një nga ngjarjet më të rënda për Shqipërinë.

Geo-Jade përmes kompanisë Bankers Petroleum Albania ka treguar solidaritetin e saj duke dhuruar 1 Milionë dollarë qeverisë shqiptare për rindërtimin pas tërmetit, ndërkohë që ka shpërndarë edhe shumë ndihma tek banorët e prekur, kryesisht në qytetin e Durrësit.

Kompania Bankers Petroleum Albania e cila operon prej 15 vitesh në Shqipëri është sipërmarrja më e madhe e prodhimit të naftës si dhe një nga eksportueset kryesore. Ajo përfaqëson padyshim biznesin më të madh, në pronësi kineze, në Shqipëri.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse