Ekspozita përmban objekte, imazhe fotografike dhe filma, të cilat pasqyrojnë momentet kryesore të luftës së popullit shqiptar kundër okupatorëve nazi-fashistë. Ekspozita është fokusuar kryesisht në koleksionet e flamujve të përdorur gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, objekte të dëshmorëve të rënë në luftë, objekte të shqiptarëve që vuajtën në kampet naziste të përqëndrimit, si dhe objekte të banorëve të fshatit Borovë të Kolonjës, që u masakruan nga trupat naziste.
Që në orët e para te dites vizitorët ishin të shumtë dhe të grupmoshave të ndryshme dhe interesi i tyre për historinë e objekteve ishtë i lartë. Dyert e Muzeut Hisorik Kombëtar do të qëndrojnë të hapura për të gjithë qytetarët, të cilët janë të interesuar të vizitojnë objektet të cilat përfaqësojnë një periudhë të caktuar të luftës heroike të kombit shqiptar. /ATSH/
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)