70-vjetori i çlirimit nga nazi-fashistët
në një album fotografik me 200 faqe

70-vjetori i çlirimit nga nazi-fashistët<br />në një album fotografik me 200 faqe
E gjithë përpjekja e shqiptarëve për çlirimin e vendit nga nazi-fashistët do të vijë në një album fotografik me mbi 200 faqe në përvjetorin e 70-të të tij. Drejtoria e përgjithshme e Arkivës së shtetit ka nisur punën me një grup specialistësh për përzgjedhjen e fotove.
 
Albumi do të nisë me fotografi nga 7 prilli i vitit 1939, ditën kur Italia pushtoi Shqipërinë, e më pas të gjitha ngjarjet do të rrjedhin në mënyrë kronologjike.
 
E më pas në shfletimin e albumit do të gjejmë copëza historie të organizimit të mëtejshëm të luftës, mbledhjen e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, bashkëpunimi me aleatët anglezë, si dhe marshimi i partizanëve jashtë Shqipërisë. Ndërsa fundi i albumit do të jetë manifestimi i çlirimit.
 
Albumi do të jetë gati para festave të nëntorit, ndërsa drejtori i Arkivës, Ndoj i bën thirrje studiuesve të historisë, por edhe qytetarëve të thjeshtë të kontribuojnë në sjelljen në kujtesë të sa më shumë fotografive.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri