TIRANE- Me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit, Ministria e Mbrojtjes ka organizuar një koncert nga banda frymore e Forcave të Armatosura, ku u shpërndanë 70 medalje mirënjohje. E pranishme në këtë eveniment, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, vlerësoi kontributin e dhënë në vite nga ushtarakët që kanë shërbyer në këtë formacion.
 
Në nderim të të dekoruarve, orkestra frymore e Forcave të Armatosura mbajti edhe koncertin me këngë patriotike vendase dhe botërore.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)