70 vjetori i lindjes. Na mungon
mjeshtri i aktrimit Trebicka!

70 vjetori i lindjes. Na mungon<br />mjeshtri i aktrimit Trebicka!
Nëse Roland Trebicka do të ishte gjallë, ai sot do të mbushte 70 vjeç.

Në ditën e tij të lindjes përkujtohet dhe nderohet figura e aktorit të madh të kinematografisë Roland Trebicka. Fatkeqësisht Trebicka është ndarë nga kjo jetë në mars 2013, por la pas një sërë rolesh që nuk do të harrohen nga publiku shqiptar.
 
Trebicka numëron dhjetëra role në teatër dhe në film ku ka spikatur me debutimin e tij komedinë “Pallati 176” në rolin e Jovan Bregut.
 
Batutat e "Jovan Bregut" kanë mundur t’i rezistojnë kohës duke u bërë pjesë e batutave të përditshmërisë shqiptare. Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë duke u cilësuar si figura më popullore e skenës shqiptare.
 
Por rolet e Trebickës në teatër por edhe në film janë të shumtë ku ia vlen të përmendim rolin e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”).... tek “Një burrë me trandafil” Kosta në filmin “Debatik”.
 
 Për kontributin e tij në kinematografinë shqiptare Roland Trebicka është nderuar me titullin Artist i merituar dhe Qytetar nderi i Korçës.


Roland Trebicka ka humbur jetën më 6 mars 2013 pasi vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre