70-vjetori, kujtohet studiuesi
arvanitas Aristidh Kola
Në Muzeun Historik Kombëtar sot në orën 11.00 do të mbahet një konference përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të lindjes së juristit dhe studiuesit arvanit, Aristidh Kola.
Në Muzeun Historik Kombëtar sot në orën 11.00 do të mbahet një konference përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të lindjes së juristit dhe studiuesit arvanit, Aristidh Kola. Tema e kësaj konference është “Arvanitët dhe Aristidh Kola”.
Referuesit kryesorë do të jenë Behar Gjoka me kumtesën “Gjuha e perëndive e Aristidh Kolës”, Nasho Jogaqi me kumtesën “Vizion mendimtari apo hipotezë shkencore”, Hysni NDreu “Aristidh Kola ne kujtimet e mia”, Irakli Koçollari “Folkolori arvanitas në optikën e Aristidh Kolës, etj. Aristidh Kola lindi më 8 korrik të vitit 1944 në Kaskaveli të Thivës në Greqinë Qendrore, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas.
Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombës të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat e të parëve, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme. Aristidh Kola studioi për jurisprudence në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve.
Kola botoi revistën “Besa”, si dhe revistën tjetë “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase. Ndërkohë kolona e veprave të tij ka tronditur shumë nga tezat shkencore për prejardhjen dhe origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4441
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08