Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini ka folur mbi vendimin e miratuar një ditë më parë në Këshillin Bashkiak për tarifën 700 lekë për plazhet publike e private.
Mersini thotë se janë 15 mijë metër vijë bregdetare plazh publik që do të jetë falas. Në këto plazhe sipas Mersinit do të vendosen 350 çadra dhe shezlongë. Mersini thotë se krahas tyre do të ketë edhe plazhe publike pa çadra dhe shezlong ku qytetarët do të mund të vendosin çadrat dhe shezlongët personal.
“Në Vlorë, plazhet do të ndahen në publike falas dhe në plazhe të menaxhuara me privatët, ku një pjesë do të ketë çadra e shezlongë, ndërsa të tjera do të jenë të lira për qytetarët me pajisjet e tyre”, tha mes të tjerash Mersini.
Përsa i përketë tarifës prej 700 lekësh Mersini thotë se këto janë plazhe publike do të menaxhohen me anën edhe të bashkëpunimit me privatin. Tarifa 700 lekë sipas saj është limiti. Pra bizneset private në ndryshim nga një vit më parë ku kishim çmime të ndryshme, deri në 2 mijë lekë të reja, sivjet për plazhet do të ketë një tavan prej 700 lekësh dhe jo më tepër.
“Për plazhet me pagesë është vendosur një tarifë maksimale prej 700 lekësh për çadër dhe shezlong, si kufi i unifikuar për këtë sezon”, vijoi më tej Mersini.
Tarifa prej 700 lekësh e plazheve private ka ngjallur shumë diskutime në këshillin bashkiak dhe në qytetin e Vlorës ditët e fundit.
Komente









