700 nxënës mësojnë në kushte skandaloze në Shkodër, drejtoresha: Kështu kemi 15 vite!

Më 16 shtator ka startuar sezoni i ri shkollor 2019-2020 dhe shumë nxënës të shkollës së mesme “Jordan Misja” në Shkodër janë të detyruar të zhvillojnë mësimin në kushte aspak normale për shkak të amortizimit të godinës.  Ky fakt pohohet nga drejtoresha e kësaj shkolle Ardiana Ndreu, e cila shprehet se ky problem është prezent prej më shumë se 15 vitesh.

"Shkolla Jordan Misja ka nevojë për një ndërhyrje imediate në rikonstruksionin e godinës së saj. Ndërhyrja duhet të jetë totale. Ajo që është më imediatja është sistemi elektrik, i cili është një sistem i vjetër. I pa prekur që në kohën që është ndërtuar godina. E dyta është në sistemin e ngrohjes. E treta në ambientet e shkollës. Baza material, tarraca dhe etj" tha Ardiana Ndreu.

Gjithashtu , Ndreu tregon se rikonstruksioni i kesaj godine është parashikuar që në muajin shkurt, por ende nuk është bërë ndonje ndërhyrje. "Mesa di unë shkolla duhet të kishte hyrë në rikonstruksion që në muajin shkurt, por për arsye të ndryshme nuk është bërë ndërhyrja apo fillimi i ndërhyrjes".

Shkolla “Jordan Misja”  është një ndër gjimnazet më të rëndësishme të qytetit të Shkodrës, ku mësojnë mbi 700 nxënës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PO , PO: 30/09/2019 21:34

    Lerini shkodranet ne fatin dhe mendjen e tyre . Ne te gjithe Shqiperine , nuk u demtuar aq , sikurse vepruan shkodranet , duke u vene zjarrin edhe shkollave , vetem per te penguar votimet e 30 qershorit . Edhe dje e pame ate karabushin e forumit rimor te PD-se qe mburrej per barbarine e tij, duke i vene flaken shkolles. A nuk ishte shkodrane , ajo pela studente , kuadro e ardheshme per organet e drejtesise shqiptare , qe shkaterroi deren e godines se re te fakulitetit dhe theu xhamat e asaj ndertese te bukur , ende pa filluar te vihet ne pune ? A nuk ishte gabelja Voltana Ademi , qe i printe dhunes e shkaterrimeve se barbareve shkodrane,duke i bere jehone flakeve te bombave Molotov , vetem per te ruajtur fronin e saj dhe te Lulushes , qe e uli ne ate fron ? Kjo eshte zgjedhja e vete shkodraneve , te cilet jo vetem nuk protestuan ne keto raste , por krenohen me keto barbarizma .

    Përgjigju
    • Lori: 30/09/2019 22:37

      Shkodra nuk eshte as 10,as 100 e as 1000 veta qe shkaterrojne mor filozof."Shqiperia qe duam" vuri nje trafikant si kryetar dhe Rama e la te vetmin qytet ne Shqiperi pa kryetar Rilindje,pra ja la prap molotoves qe thua ti.Meqe Rilindja na qenka e kulluar tani Voltana duhet te ishte ne burg dhe jo ne krye te bashkise pa mandat,por kete nder e ka nga Rama.Barbaret jan kudo,nga Shkodra ne Sarande.Shkodrani nuk u thyen xhamat turisteve per nje peshk sic beni ne jug.E keqja nuk ka fe as krahine dhe ti je shum larg inteligjences qe te kuptosh se me Shkodren luajn per interesa gjitha qeverite se ndryshe sot do kishte kryetarin e Rilindjes sic e kan 60 bashkit e tjera.Gabelen Voltane sot Shkodra e ka dhurate nga Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar