PRISHTINE - Mediat kosovare kanë zbuluar emrin e personit të vetëm mes 718 delegatëve të tjerë, që votoi kundër Hashim Thaçit për rizgjedhjen e tij në krye të PDK-së.

Portali Indeksonline shkruan se Mirsat Shkreta dha votën kundër kandidatit të vetëm, Hashim Thaçit në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë zhvillimeve të sotshme të Kongresit të PDK-së.

Sipas mediave kosovare, Mirsat Shkreta është me profesion stomatolog-kirurg oral dhe është udhëheqës i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Komunën e Hanit të Elezit.

Sikur të mos ishte vota e 36-vjeçarit, Thaçi do të ishte kandidati i pakontestueshëm nga të gjithë të pranishmit në Kongresin e PDK-së.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)