72 vjeçari britanik, 10 muaj me Covid-19, testohet 42 herë pozitiv, i parapërgatitet 5 herë funerali

72 vjeçari britanik, 10 muaj me Covid-19,  testohet 42 herë pozitiv, i parapërgatitet 5 herë funerali

Të infektuarit me COVID-19, edhe pse e padëshirueshme ka rezultuar e pashmangshme për më shumë se 180 milionë persona dhe fatale për pothuajse 4 milonë persona.

Dave Smith, 72 vjeçari britanik është një ndër rastet e rralla pasi ka pasur më shumë 290 ditë i infektuar me COVID-19. Ai u infektua me koronavirus në fillim të valës së parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020 dhe për gati 10 muaj kishte simptoma të shumta. Gjatë asaj periudhe, Smith, rezultoi 42 herë pozitiv dhe u shtrua në spital shtatë herë.

“Sa herë që ndihesha keq dhe isha në prag të vdekjes, gruaja ime organizonte përgatitjet e fundit, ka organizuar një funeral pesë herë”, tha ai.

Smith ndihet me fat që ka shpëtuar, por është i vetëdijshëm që jeta për të pas COVID-19 nuk do të jetë njësoj për të.

“Por unë e di që kurrë nuk do të jem 100% mirë sepse Covid ka shkatërruar mushkëritë e mia,  pasi kam probleme të vazhdueshme të frymëmarrjes.” “Por çdo ditë që jetoj tani është një bonus”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja