Dëshira për t’u bërë prind nuk i është realizuar ende dhe pikërisht për këtë arsye ky 72-vjeçar ka shpallur një njoftim. Ai po kërkon një grua rreth moshës 30-40 vjeçe, që do të ketë mundësinë të bëjë shopping derisa të mos ketë më fuqi të rrijë në këmbë. Bëhet fjalë për Sir Benjamin, i cili është pasardhësi i Mbretit Charles II.
“Dua një grua që t’i jap kartën e kreditit, le të bëjë shopping derisa të mos ketë fuqi të rrijë në këmbë. Dua ta çoj partneren time në vende ekzotike dhe më pëlqen ushqimi i mirë, gjithashtu pushimet në privatësi. Këto janë ofertat e mia. Ka kohë që jam në kërkim dhe jam shumë i emocinuar. Po përpiqem të realizoj një marrëveshje por shumë njerëz nuk duan të kenë më fëmijë. Unë kam shumë të dashura që janë të shkëlqyera, por të gjitha janë mbi 50 vjeç dhe nuk duan ose nuk mund të kenë më fëmijë,”- ka thënë ai.
Benjamin jeton në Shtëpinë Maunsel të shekullit të 13-të dhe gjithashtu zotëron kështjellën Ëoodlands, në Somerset.