74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në rajon

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në rajon

Foto ilustruese

Bizneset shqiptare kanë më shumë prirje të punësojnë njerëz nga jashtë vendit në krahasim me vendet e tjera të rajonit (Serbi, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje). Barometri i Ballkanit 2022 në anketën me bizneset e rajonit gjeti se, kompanitë shqiptare kishin përqindjen më të lartë të përgjigjeve pozitive për të punësuar punonjës të huaj.

Pyetje se, “Sa gjasa keni të punësoni persona nga jashtë vendit”, 74% e kompanive shqiptare u përgjigjen ‘po’, ndërsa mesatarisht në të gjithë rajonin, 47% e kompanive pohuan se ka gjasa të punësojnë të huaj.

Ballkani por sidomos Shqipëria, po përjeton mungesë të fuqisë punëtore prej mungesave që po krijon emigracioni i të rinjve. Anketa e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për llogari të Barometrit 2022 ka evidentuar se, kompanitë shqiptare kanë më shumë prirje për të punësuar të huaj.

Tendenca për të punësuar të huaj në Shqipëri dhe shënoi rritje të fortë në barometrin e vitit 2022, pasi një vit më parë vetëm 32% e kompanive shqiptare kishin gjasa ose shumë gjasa për të punësuar të huaj. Kjo prirje po rritet, për faktin se, Shqipëria ka normat më të larta të emigrimit në raport me popullsinë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2021 emigracioni neto shënoi 32 mijë persona. Të dhëna më të detajuara tregojnë se shumica (80%) janë nën moshën 34 vjeç.

Nga ana tjetër kërkesa për punonjës në disa sektorë, të tillë si turizmi, ndërtimi dhe industria tekstile po rritet me shpejtësi, për shkak të zgjerimit të aktivitetit. Kompanitë në të gjitha aktivitetet po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. Për shumicën e tyre, gjetja e punonjësve është kthyer në shqetësim kryesor, ndryshe nga një dekadë kur fuqia punëtore nuk ishte shqetësim i kësaj natyre.

Nga ana tjetër vendet e Rajonit vuajnë nga niveli i lartë i papunësisë. Në vitin 2021 papunësia shënoi mesatarisht 16%. Papunësia në njërën anë dhe kërkesa për punonjës në anën tjetër tregojnë për një mungesë vizioni për të integruar nevojat e tregut të punës me arsimin. Kërkesat për punësim nga bizneset janë zakonisht për pozicione pa kualifikimin, sidomos në Shqipëri ndërkohë që të papunët e regjistruar në një masë të madhe janë të kualifikuar.

Banka Botërore i ka rekomanduar Shqipërisë të ndryshojë modelin ekonomik nga krahu intensiv i punë në teknologji dhe në punë me vlerë të shtuar./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mir: 02/07/2022 09:06

    I madh o (Bujrum) e ke shkrujt tamam.

    Përgjigju
  • Bujrum: 01/07/2022 08:46

    Hajde po ta mbajti o filipinas. Skllavopronarin do ta kesh trafikant droge kurse menaxher do kesh cunin idiot te pronarit. Per 400 euro ne muaj do kesh mundesine te parkosh makinen luksoze te pronarit para hotelit pasi ta kesh kontolluar nga poshte per ndonje mine me telekomande. Sipas nevojes mund te marresh pjese ne ndonje shkembim zjarri per te ruajtur plazhin privat nga grabitqaret. Qejf o qejf o qerrata.

    Përgjigju
  • Nek: 01/07/2022 08:36

    Po nuk ka pik kuptimi ky artikull,kur spo ja del dot shqiptari qe i pjese e mir ka edhe shpi private dhe ska qera ne kurriz do vi i huaji,hajde shnet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë