Afro 11.7 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit të shkuar.
INSTAT thotë se vjet vendi u vizitua nga 1.5 milionë të huaj më shumë se në vitin 2023. Nën sloganin ‘Albania All Senses’, turizmi gjatë vitit 2024 u shtri përgjatë 12 muajve të vitit, në të katër anët e vendit.
Sipas raportit të INSTAT, fluksi më i madh i turistëve ka qenë nga Evropa Jugore me 8.4 milionë hyrje në Shqipëri.
Sa i takon të ardhurave nga turizmi deri në fund të muajit shtator kur janë edhe të dhënat e fundit ato arritën në 3.9 miliardë euro, në rritje me 640 milionë euro në raport me vitin 2023.