74 mandate/ PS arrin objektivin maksimal vetëm në Gjirokastër! 5 qarqe poshtë parashikimit, 6 arritën bazën e vendosur nga Rama (LISTA)

74 mandate/ PS arrin objektivin maksimal vetëm në Gjirokastër! 5 qarqe poshtë parashikimit, 6 arritën bazën e vendosur nga Rama (LISTA)

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Partia Socialiste triumfoi në këto zgjedhje duke fituar mandatin e 3 me 74 mandate, ndonëse objektivat e vendosura nga kryeministri Edi Rama ishin më të larta. Një muaj më parë (8 mars), ditën kur PS dorëzoi listën e kandidatëve për deputetë në KQZ për zgjedhjet e 25 Prillit vendosi edhe objektivin bazë dhe maksimal. Objativi bazë ishte 78 mandate dhe ai maksimal 88 mandate, ndërsa sot ka fituar me 74 mandate.

Në Shkodër objektivi bazë ishte 4 mandate, maksimali 5 mandate, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit PS mori vetëm 3 mandate. Në Kukës Rama kishte vënë objektiv 2 mandate (bazë dhe maksimal) por që në fakt mori 1 duke mos arritur asnjërin objektiv.

Në qarkun Lezhë objektivi bazë ishte 3 mandate dhe ai maksimal 4. Këtu është arritur objektivi bazë duke marrë 3 mandate. Edhe në Dibër nuk është arritur as objektivi bazë as ai maksimal që ishte 3 mandate. PS në këtë qark mori 2 mandate, me një diferencë të vogël me PD e cila mori 3.

Në Durrës është arritur objektivi bazë duke marrë 8 mandate. PS në këtë qark kishte objektiv bazë 8 mandate objektiv maksimal 9 mandate. Jashtë parashikimeve ka dalë edhe rezultati në Tiranë. Ps kishte objektivi bazë 19 mandate dhe maksimali 20 mandate për këtë qark, por mori vetëm 18 prej tyre.

Në Elbasan është arritur objektivi bazë me 8 mandate. PS kishte objektiv maksimal 9 mandate në këtë qark.

As në Fier nuk është arritur asnjë nga objektivat, ai bazë dhe maksimal që ishin 11 dhe 10. Ps ka marrë 9 mandate në këtë qark. Në Berat u arrit objektivi bazë, pasi PS mori 5 mandate. Kurse objektivi maksimal ishte 6 mandate.

Objektivi bazë është arritur edhe në Korçë. PS mori 6 mandate në zgjedhje, ndërsa objektivi maksimal ishte 7 mandate. Po ashtu edhe në Vlorë Edi Rama ka arritur objektivin bazë me 8 mandate, ndërsa maksimali ishte 9.

Në Gjirokastër është arritur objektivi maksimal me 3 mandate. Ky është i vemti qark ky është arritur objektivi maksimal i vendosur nga kryeministri, ndërsa baza ka qenë 2 mandate.

Objektivi maksimal:
Gjirokastër

Objektivat bazë:
Lezhë
Durrës
Elbasan
Berat
Korçë
Vlorë

Poshtë objektivit bazë:
Shkodër
Kukës
Dibër
Tiranë
Fier

Objektivat e vendosura nga PS përpara zgjedhjeve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës