75-vjetori, Pëllumb Kulla, artisti i
magjepsur pas teatrit e letërsisë

75-vjetori, Pëllumb Kulla, artisti i<br />magjepsur pas teatrit e letërsisë
TIRANE - Me humorin e hollë që e karakterizon, Pëllumb Kulla shkruan në CV-në e tij që “ka ardhur në jetë pa vullnetin e tij”. “Sipas bashkëmoshatarëve”, atij nuk i është marrë as mendimi dhe as është pyetur fare, edhe kur i kanë vendosur emrin, ndaj ka “protestuar” me të qara e ulërima të padëgjuara më parë në Zemlak! Me vullnetin e tij ai  vendosi t’i futej udhës së vështirë ë të bukur të artit, teatrit e letërsisë, duke lënë gjurmë në kohë. Edhe pse krijimtaria ka nisur herët, ende sot e kësaj dite batutat e materialeve të shkruara të vënë në skenë prej tij, na bëjnë të qeshim e t’i vëmë gishtin kokës.

Pra, më 10 Janar 2015 erdhi në jetë shkrimtari, dramaturgu dhe regjisori i njohur i skenës shqiptare Pëllumb Kulla, falë të cilit qeshim edhe sot me gjithë shpirt. Pëllumb Kulla po mbush 75 vjeç dhe arti i tij ndjehet, shijohet, ka klas e stil për t’u admiruar, përveç mesazheve të qarta që përcjell tek spektatori e lexuesi. E kaloi jetën me krijimtari, jetën që hera-herës i trazohej nga tallaze, atë jetë si vetë realiteti absurd i  kohës, regjimi absurd. Vështirësitë nuk e thyen e as e zmbrapsën artistin edhe kur e dërguan për “riedukim” si punëtor krahu për të thyer gurë në guroren e Shashicës, përkundrazi!

Ai kishte lindur për të na mësuar sesi qeshej e bëhej humor në diktaturë. Dhe ai e kreu më së miri këtë mision, sepse Pëllumbi dashurohej marrëzisht me teatrin, me skenën. “Unë iu afrova teatrit siç i afrohen të gjithë fëmijët lodrave. Teatri është kryeloja, loja më magjepsëse që ka arritur njerëzimi”, shprehet Pëllumbi.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës