75-vjetori i lindjes së poetit Xhevahir Spahiu, shkrimtarët: Ka bashkuar një brezni krijuesish!

 “Poetit që u shndërrua në shenjën që bashkoi një brezni krijuesish prej viteve 1970 e në vijim, që synoi të sjellë ndryshime në poetikë dhe në konceptet estetike krahasuar me të mëparshmit, që pasuroi vjershërinë shqipe me motivet metafizike, që shqiptoi me liri të druajtur pyetje eksiztenciale, si në letërsitë e mëdha dhe jetoi si qytetarë i denjë me sprova sfide epokën” mes miqve, kolegëve dhe familjarëve iu dorëzua me këtë motivacion një certifikatë mirënjohje nga Ministria e Kulturës në festën e organizuar  për 75-vjetorin e lindjes në Akademinë e Shkencave.  

“Ndryshe nga prozatori, poeti përdor një gjuhë krejt tjetër edhe mjete të tjera, ai vet mund të fluturojë edhe lexuesi mund të mos ketë mundësi për të fluturuar. Tek rasti i Xhevahir Spahiut, kemi rastin fatlumë ku një krijimtari shumë e begatë s’ka gjet mirëpritje vetëm nga lexuesi shqipfolës, por ka dëshmuar se e njëjta  cilësi poezie i ka folur edhe një lexuesi tjetër në gjuhë të tjera. Kjo  na bën të kuptojmë se kemi të bëjmë me një cilësi të lartë poetike, që nuk e pengon gjuha që të shprehet”, shprehet poeti edhe studiuesi Arian Leka.  

Ky 75-vjetor i lindjes së poetit përkon edhe me 50-vjetorin e krijimtarisë së tij letrare.

 “Ti je shenja e një breznie, madje ti je prijësi i një breznie. Letërsia shqipe, poezia shqipe pas viteve ‘30, deri në fillim të viteve ‘60 kalon në menopauzë, sot e quajmë letërsi, por vlerat e saj janë shumë të diskutueshme. Në vitet ‘60 shpërtheu letërsia shqipe me emrat e mëdhenj, Kadare edhe Arapi, Agollit, madje i pari është në vitin 1958 i Dritëroit “Në rrugë dola”. Por kjo letërsi bën hovë cilësor jo vetëm në letërsinë shqipe, por në të gjithë kulturën shqiptare”, shprehet poeti Bardhyl Londo.  

Edhe djali i poetit, Orges Spahiu, u rikthye pas në kujtimet që ka bashkë me të atin, duke ndalur tek një nga shënimet që ai ka lënë për përkthimin e librit të parë në frëngjisht.

 “Në librin e parë që iu botua në Francë shënoi në një bllok këtë shënim: “Faleminderit o njerëz, çfarë të them tjetër për ju. Përtej dritares një qiell i heshtur. Çfarë të them tjetër: Botë e ëndërrt”.

Poeti Xhavahir Spahiu para disa ditësh iu dorëzua edhe nga Presidenti i vendit Ilir Meta, dekorata e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës