8 artistë shqiptarë me
performancë në Stamboll

8 artistë shqiptarë me<br />performancë në Stamboll
TIRANE- Artistët shqiptarë, kanë qenë jo vetëm pjesë e bienaleve, konkurseve dhe veprave në muzetë e galeritë botërore të artit, por shumë prej tyre kanë triumfuar në sistemin e artit ndërkombëtar dhe janë të vlerësuar me çmime. Në Bienalen e Venecias më të përmendurit kanë qenë Anri Sala Ardian Paci e Sisley Xhafa nga Kosova. Gjithashtu, Artan Shabani, aktualisht drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, Eltjon Valle e Helidon Xhixha kanë bërë emër të madh me pikturat e tyre. Këtyre artistëve u bashkohen edhe të tjerë emra të suksesshëm që janë përfshirë në një garë ndërkombëtare konkurrence. Janë gjithsej 8 artistë shqiptarë që i pret një projekt i ri në Stamboll.

Ata janë Anri Sala, Adrian Paci, Artan Shabani, Alban Muja, Alban Hajdinaj, Armando Lulaj, Eltjon Valle dhe Helidon Xhixha. Artistë shqiptarë janë pjesë e një projekti që të madh me pjesëmarrjen e 80 artistëve nga e gjithë bota. Tetë Artistë shqiptarë të njohur ndërkombëtarisht nëpërmjet artit bashkëkohor, do të jenë pjesë e një video-performance, mes 80 artistëve nga e gjithë bota në “Pilot Gallery “ në Stamboll nga data 7 deri më 25 janar 2014. Projekti që ka sapo ka filluar titullohet “All About These… Ladies and Gentlemen” dhe ka të bëjë me projektimin e një videoje në seksionin Co-Pilot të kësaj galerie në kurimin e artistist shqiptar Fani Zguro. Në bashkëpunim me “Gallery On The Move”, projekti “All About These… Ladies and Gentlemen” nisi në vitin 2013 në Viafarini në Milano, por vazhdon duke ndryshuar koncept në kohë. Çdo prezantim i ri do të jetë pjesë artistë dhe video të reja, në një strukturë që mbetet e njëjtë, por që ndryshon informacionin dhe kohën.

Seksioni Co- Pilot në një nga galeritë më të njohura të Stambollit është krijuar si një hapësirë shumëfunksionale për të pritur ekspozita, performanca, diskutime, apo seminare dhe duke u kthyer në një nga qendrat kontribuese të artit alternativ në Stamboll. Projekti do të qëndrojë në “Pilot Gallery “ në Stamboll nga data 7 deri më 25 janar 2014, pohon kuratori Fani Zguro.
 

 Shkrimi u publikua sot (08.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje