Për analistin Arben Meçe lëvizja e 8 dhjetorit të vitit 1990, e cila njihet edhe si Dita e Rinisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, Meçe tha se personat që flasin sot në emër të lëvizjes studentore nuk janë protagonistët e vërtetë të asaj ngjarjeje.

Ai shtoi se Sali Berisha nuk ka pasur rol në organizimin e lëvizjes studentore. Sipas tij, Berisha ka qenë një figurë e dërguar nga Ramiz Alia për të zbutur protestat e studentëve.

‘Është ngjarja më e rëndësishme. Ata që folën për 8 dhjetorin nuk ishin protagonistë të 8 dhjetorit por të post 8 dhjetorit. 8 dhjetori sfumohet si ngjarje dhe mbivendosen mbi të disa ngjarje të tjera që i përkasin një tjetër faze. Ata persona që ishin pjesë e 8 dhjetorit duhet që të identifikohen. Ata janë sot në Shqipëri, kanë jetën e tyre. 8 dhjetori nuk ka të bëjë me këta të tjerët që kanë ardhur nga pas.

Nuk ka punë Berisha me 8 dhjetorin ai është i dërguar nga Ramiz Alia. Berisha u soll nga Italia me emergjencë dhe është misionar i Ramiz Alisë për të sfumuar lëvizjen studentore. Po studentët nuk e dëgjuan dhe u përjashtua nga studentët. Në datën 9 dhjetor të atij viti Berisha s’ka qenë në Shqipëri, ai është sjell në Shqipëri atë ditë për të ulur tensionet tek studentët', tha ai.

Meçe tregoi se si u organizua grupi i studentëve që do të zhvillonin takimin me Ramiz Alinë. Sipas tij, në atë kohë çdo fakultet kishte zgjedhur nga tre deri në katër përfaqësues, të cilët u mblodhën në një sallë të madhe. Sipas tij, në atë mbledhje para derës së sallës u shfaqën Sali Berisha dhe Gramoz Pashko, të cilët kërkonin të ishin pjesë e saj.

‘Në 11 dhjetor u bë organizmi i studentëve që do të bënin takime me Ramiz Alinë. Ata nxorën nga secili fakultet 3 ose 4 përfaqësues të tyre dhe janë mbledhur në godinën 14 në katin e parë ku ishte një sallë e madhe me xhama. Unë isha petagog jo studentë. U futëm brenda në sallë dhe dyert u mbyllën. Tek porta e kësaj salle që ishte e madhe paraqitet Berisha dhe Gramoz Pashko dhe po i binin xhamit se donin që të futeshin brenda në atë sallë. Ata kërkon që të futen në takim’, tha ai.

Teksa u ndal tek themelimi i PD, Meçe tha se Berisha ishte propozues i emrit të partisë por jo themeluesi i saj.

‘Midis 11 dhe 12 dhjetor jemi mbledhur diku 11 veta në takim dhe atje ka qenë prezent Azem Hajdari, Arben Imami, Preç Zogaj, Sali Berisha, Gramos Pashko, Arben Meçe, Aleksander Meksi si edhe student në mos gabojë dhe u diskutua se duhet që të themelojmë me doemos partinë. Ka pasu një propozim nga Azem Hajdari dhe ka qenë Berisha që tha emrin do ja vendosim Parti Demokratike. Dhe ramë dakord që të quhej ashtu dhe të nesërmen do të bëhej shpallja e partisë Demokratike dhe të gjithë do të mblidheshin tek shtëpia e Gramoz Pashkos për programin. Dhe u bë prezantimi i programit. PD-në se ka themeluar Berisha, ai ishte i barabartë me të tjerë në komisionin nismëtar për krijimin e partisë’, tha ai.