8 dhjetori, Gonxhe: Sot jemi shumë më lart se çfarë imagjinonim! Dash Sula: Politika ka ardhur drejt degradimit! Burimi: Liria e fjalës, fitorja më e madhe e vendit

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Protestat vijuan dhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët rrëzuan përfundimisht sistemin komunist.

Disa prej studentëve të dhjetorit të ftuar në “Frontline” në Report Tv me Marsela Karapançon folën për protagonistët në 8 dhjetorin e ‘90 dhe sesi është 8 dhjetori sot.

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, një nga studentet e dhjetorit u shpreh se në thelb të lëvizjes ka qenë që Shqipëria të ishte e zhvilluar si e gjithë Europa.

“Idea e Shqipërisë si gjithë Europa ishte idea e një lirisë si e gjithë Europa. Kufijtë e mbyllur akoma vriteshin dhe tërhiqeshin zvarrë njerëzit. Idea ka qenë dhe për liri lëvizje. Nuk arrin dot që në 30 vjet të superosh gjithçka. Në thelb ka qenë  që Shqipëria të ishte e zhvilluar si e gjithë Europa. Liria është arritur, liria e zgjedhjes.

Në përgjithësi nuk mund ta mohojmë zhvillimin e gjithanshëm që kemi. Ne kemi qenë më keq se të gjithë në komunizëm sot jemi shumë më lart se çfarë imagjinonim të ishim”, tha Gonxhe.

Një tjetër student i dhjetorit, analisti Genc Burimi tha se fitorja më e madhe e vendit tonë është liria e fjalës.

“ Kam kujtime me grevën. Në 8 dhjetor isha 20 vjeç në fakultetin e gjuhëve të huaja. Shteti nuk nguroi të sillte ata që na godisnin me shkopinj.”

“ Dua ta shoh gotën gjysmë plot. Atë që solli 8 dhjetori është liria e fjalës. As Berisha kur shkoi dhe dhunoi demonstrues nuk e heq lirinë e fjalës e as Rama. Gjithçka mund të ndodhë në këtë vend por lirinë e fjalës e kemi dhe kjo është arritja më absolute. Nuk është e mjaftueshme por është baza. Rama sot është në pushtet në mazhorancë, ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Edi Rama sot mos tua ndërlikojë punën partnerëve ndërkombëtarë në një krizë egzistenciale që ka ndezur. Nëse kjo krizë ashpërsohet frika ime është që mund të na kanoset një devijim më i rëndë siç i ndodhi Turqisë. Fitorja më e madhe e vendit tonë është liria e fjalës mos ta kompromentojmë me këto tensione të panevojshme.”

Deputeti i PS Lavdrim Krashi nënvizoi se shumë gjëra që në komunizëm nuk imagjinoheshin, sot i kemi. Shumë studentë të dhjetorit, sipas deputetit e kanë gjetur veten në PS.

“Gjëra që as nuk imagjinoheshin para viteve sot i kemi. Ka shumë studentë të dhjetorit që e kanë gjetur veten në anën e PS. Ndoshta ishte presioni që ndikoi për ata që e kanë gjetur veten te PD”, tha Krashi.

Me kalimin e viteve, politika shqiptare për deputetin e opozitës Dash Sula në vend që të përmirësohej ka ardhur drejt degradimit, ndërsa veçoi si problem kryesor kultin e individit.

“Sot ku jemi? Politika në Shqipëri ka ardhur drejt degradimit në vend që të vinte drejt përmirësimit. Elementi problematik që ka kombi shqiptar është individi, uni, kulti i individit". 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Deputeti socialist, Krashi: Shumë studentë të dhjetorit e kanë gjetur veten në PS, një pjesë i çoi presioni në PD

 

8 dhjetori është një nga datat më të rëndësishme të kombit shqiptar. Shërbimi i studentëve të dhjetorit ndaj demokracisë i rëndësishëm”.

Kështu tha deputeti i PS Lavdrim Krashi në emisionin “Frontline” në Report TV.

Ndërsa nënvizoi se në politikë duhen njerëz më altruistë, Krashi tha se gjëra që në komunizëm nuk imagjinoheshin sot i kemi.

“Ka ardhur koha që në partitë politike duhen njerëz altruistë njerëz që e gjykojnë veten se janë në shërbim të popullit. Nëse një person ka qenë në kundërshtim me drejtësinë kjo s’do të thotë që personi tjetër do të jetë e njëjta gjë. Gjëra që as nuk imagjinoheshin para viteve sot i kemi”, tha Krashi.

Ai nënvizoi më tej se shumë studentë të dhjetorit e kanë gjetur veten në PS.

“Edhe ne do të festojmë patjetër. Nuk është e privatizuar nga PD. Ka shumë studentë të dhjetorit që e kanë gjetur veten në anën e PS. Ndoshta ishte presioni që ndikoi për ata që e kanë gjetur veten te PD”.

Ora 22:07
Leonard Olli: Në 30 vite nuk mundëm të ndërtonim shtetin e së drejtës, fajin e ka politika

 

Gazetari Leonard Olli i ftuar në “Frontline” në Report TV me Marsela Karapançon deklaroi se në këto 30 vite politika shqiptare ka dështuar të ndërtojë shtetin e së drejtës.

“Unë besoj që jemi vërtitur në të njëjtin vend. Ashtu si zbatuam komunizmin në format tona individuale e rëndësishme është që u shmangëm nga zbatimi i praktikave më të mira. Nëse ka dështuar në këto 30 vite Shqipëria klasa politike, ajo që është kryesorja ajo që nuk mundëm në këto 30 vite, ishte të realizonim dhe të ndërtonim shtetin e së drejtës. Që te problematikat me pronat, me meritokracinë etj, këto janë problematika që nuk na lanë të hyjmë në aks. Shqipëria nuk po hyn dot në aks. Se edhe pak të ecësh je në aks dhe ecën përpara. Çështja është që nuk jemi në aks dhe për këtë ka përgjegjësi e gjithë klasa politike. Në PD ka pasur zëra që gjërat nuk po shkojnë mirë. Në PS ka rënë fare koncepti i demokracisë  së brendshme”, tha Olli në Report Tv.

Ora 22:07
Demokratët të përçarë në 8 dhjetor, Dash Sula: Politika ka ardhur drejt degradimit! Kulti i individit, problem kyç

 

Edhe ky 8 dhjetor i gjen demokratët të ndarë. Deputeti i opozitës Dash Sula në emisionin “Frontline” në Report TV me gazetaren Marsela Karapanço tha se politika në vendin tonë në vend që të përmirësohej ka ardhur drejt degradimit. Një prej problemeve kryesore sipas tij është kulti i individit.

“Sot flitet sikur është një demokraci por në fakt nuk ekziston një demokraci reale. Kemi parasysh se komunizmi te ne  nuk ishte si në vendet e tjera të lindjes.

Sot ku jemi? Politika në Shqipëri ka ardhur drejt degradimit në vend që të vinte drejt përmirësimit.

Elementi problematik që ka kombi shqiptar është individi, uni, kulti i individit. Ne e djathta jemi në një proces shumë të vështirë dhe të komplikuar por po  të bësh një analizë dhe me filozofë apo psikologë do preferoja kështu siç jemi ne me shpirt rebel... sepse del një produkt, Por shumë herë më keq aty ku nuk ka asgjë. Problemi në një shtet gjithmonë është pushteti. Opozita përgjithësisht ka një kartë morale, e ke ose nuk e ke atë kartë. Pushteti dhe kulti i individit është rreziku i kësaj shoqërie. Kulti i individit që na ka shoqëruar në këto ditë është  me emrin Berisha dhe Rama”, tha Sula.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 08/12/2023 05:57

    Nuk kam asnje pik respekti per Sulen se futet ne parlament shan del neper kanale qahet dhe shan zotin Rama keta nuk jane as burra as politikan jane vetem hiena dhe burracak!Nje politikan i nderuar ja detikon kohen dhe jeten e vet popullit dhe punes jo thashethemeve dhe rremujes! Percaresit e partis demokratike jane Gazmend Bardhi qe dirigjohet nga Jorida Tabaku dhe Dhurata Cupi dhe Salianji qe dirigjohet nga Grida Dume dirigjohen nga ato qe ndihmojn familjen Berisha ne nxjerrjet e transferave bankare jasht vendit te asaj familje! Krimi i organizuar eshte aq i thelle dhe aq i kamufluar qe per njeres pa tru si Sula eshte veshtir per ti kuptuar!Rremuja ne parlament nuk behet per te rrezuar qeverin aktuale po per te mnbuluar nxjerrjen jasht Shqiperis te miliardave te Berishes grabitqarit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve