Pak orë përpara protestës së opozitës, Partia Republikane  dhe Balli Kombëtar Demokrat  kanë  ftuar mbështetësit e tyre  të bashkohen në bulevard kundër qeverisë. Nënkryetari PR-së Alfred Deshati tha se të gjithë duhet të ngrihen kundër arrogancës, për të ndaluar kthimin në të shkuarën e vjetër.