8 gabime në arredimin e shtëpive
tuaja që i ÇMENDIN dizajnerët

8 gabime në arredimin e shtëpive<br />tuaja që i ÇMENDIN dizajnerët
Gabimi nr. 1: E teproni me bojërat dekorative
dekorim

 
Boja dekorative mund të jetë një zgjedhje e mirë për të ndryshuar atmosferën e një hapsire të caktuar, por duhet të dimë kur të ndalojmë. “Ngjyrat e bukura janë elegante, por nëse e teproni do ta vulgarizoni”, thotë dizajneria Mary Douglas Drysdale.
 
Gabimi nr. 2: Nuk i kushtoni rëndësi ndriçimit
dekorim
Nuk ka asgjë më të keqe se dritat e fuqishme që të rrinë mbi kokë dhe të japin përshtypjen se je në skenë. Dizajneri Barclay Butera rekomandon përdorimin e llambave me ndriçim të zbehtë në çdo dhomë, përfshirë këtu edhe banjaye. “Ndriçimi nuk duhet t’ju ‘shpëlajë’: Është e vështirë dhe e pakëndshme”.
 
Gabimi nr. 3: Grumbullimi i qirinjve bashkë
dekorim
Dizajneri Albert Hadley beson se një ‘estetikë më e balancuar’ arrihet kur qirinjtë shpërndahen në të gjithë dhomën. “Drita e qirinjve, si vatra zjarri të josh me ndjesinë e ngrohtësisë dhe romancës. Për mua është më bukur kur drita shpërndahet në të gjithë dhomën”, thotë ai. “Me pak fjalë, ndajini qirinjtë nga njëri tjetri”.
 
Gabimi nr. 4: Spostimi i mobiljeve ngjitur me murin
dekorim
Ky është një tjetër gabim i madh. Dizajnerja Ëhitney Steëart beson tek thjeshtësia. Parimi kryesor duhet të jetë krijimi i intimitetit. Si mund të realizosh një bisedë të mirë kur të duhet të bërtasësh që zëri yt të shkojë në anën tjetër të dhomës?
 
Gabimi nr. 5: Injorimi i përmasave
dekorim
“Abazhurët që janë të përmasave komplet të dispropocionuara  në fund të një divani, kjo më çmend farë,” thotë dizajneri David Kleinberg. “Mos u përpiqni të tregohuni shumë kreativë. Ruani thjeshtësinë”.
 
Gabimi nr. 7: I jepni forma të çuditshme jastëkëve tuaj
dekorim
Lërini në një formë sa më natyrale jastëkët tuaj, mos u përpiqni t’i vendosni në pozicione të sforcuara, që nuk do të rrinin kurrë pa ndihmën e dorës tuaj.  
 
Gabimi nr. 8: Përdorimi i vetëm një burimi drite.
dekorim
Çelësi i një ndriçimi të mirë është vendosja e llambave në lartësi të ndryshme. Miksoni një larmi dritash në tavan, dysheme ose tavolina. ‘Pishina të ngrohta’ dritash mikpresin njerëz dhe krijojnë intimitet.
 
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve