8 kompetencat kushtetuese të mbretit Charles III, nga roli në parlament te emërimet në qeveri

 

Në mbretërinë e bashkuar, Charles si kreu i shtetit, do të ketë 8 kompetenca kushtetuese. Ai do të ketë rol në Parlament i cili është autoriteti më i lartë legjislativ në Britani dhe përfshin Dhomën e Komunave, Dhomën e Lordëve dhe Kurorën, një tjetër term për monarkinë. Kurora është autoriteti më i vjetër i sistemit britanik të qeverisjes, por fuqitë e saj janë dobësuar me kalimin e kohës. Mbreti do të ketë rol në emërimet në qeveri.

Një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme, monarku thërret liderin e partisë që fiton më shumë vende në Dhomën e Komunave për të marrë postin e kryeministrit dhe për të formuar një qeveri. Gjithashtu kompetencë e mbretit është fillimi i mandatit ose shpërndarja e parlamentit. Monarku e shpall parlamentin të hapur çdo vit në një ceremoni duke lexuar planet e qeverisë për 12 muajt e ardhshëm. Kjo ngjarje e madhe vjetore zakonisht fillon me mbërritjen e monarkut në Ëestminster, në procesion nga Pallati Buckingham.

Mbreti ose mbretëresha, duke mbajtur kurorën perandorake, hyn në Dhomën e Lordëve. Zyrtari i parlamentit i njohur si “Black Rod” shkon më pas në Dhomën e Komunave, ku i përplasin në mënyrë simbolike derën në fytyrë, në shenjë pavarësie nga monarkia. Kurora shpërndan parlamentin me të njëjtin solemnitet përpara mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Një tjetër kompetencë është edhe miratimi nga mbreti: Kur një projekt-ligj miratohet nga Dhoma e Komunave dhe Dhoma e Lordëve, ai i dërgohet monarkut për t’u nënshkruar. Edhe pse mbreti mund të refuzojë të miratojë një projekt-ligj, në të vërtetë është thjesht një formalitet.

Monarku i fundit që refuzoi të jepte pëlqimin e saj ishte Mbretëresha Anne, në 1708. Besimi tek kryeministri është po aq kompetencë e monarkut. Mbretëresha Elizabeth II priste kryeministrat një herë në javë, në një audiencë gjatë së cilës ata e informuan atë për planet dhe shqetësimet e tyre. Ky takim u mbajt gjithnjë e më shumë me telekonferencë në fund të mbretërimit të saj. Monarku ka fuqinë të emërojë Lordët në parlament, por ky pushtet ushtrohet vetëm me këshillën e ministrave të qeverisë.

Mbreti gjithashtu i jep personalisht titullin kalorës, duke nderuar ata që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në shoqërinë britanike, në të gjitha fushat. Qeveria i paraqet monarkut çdo vit një listë të kandidatëve për miratim për ndere publike. Edhe në Krizat kushtetuese mbreti ka kompetencat e tij dhe ka fuqinë për të ushtruar prerogativat mbretërore “në rast të krizës serioze kushtetuese” atëherë ai ka fuqinë të mos bie dakord me mendimin e ministrave, por kjo nuk ka ndodhur kurrë në kohët moderne. Mbreti është gjithashtu Kreu i Kishës Anglikane dhe si i tillë ka fuqinë të emërojë peshkopë dhe kryepeshkopë, por edhe ky pushtet ushtrohet sipas mendimit të një komiteti kishtar.


Lajmi kryesor:

Epoka e re e Mbretërisë së Bashkuar! Këshilli i Aderimit shpall Charles III mbret! Funerali i Mbretëreshës më 19 shtator


SI.E./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!