8 kushte të reja për të marrë shtetësinë shqiptare nga të huajt, Kuvendi rrëzon Metën, lë në fuqi ligjin

TIRANË- Komisioni i Sigurisë Kombëtare, në seancën e parë për këtë sesion parlamentar, ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili hodhi poshtë ligjin e ri për shtetësinë si në kundërshtim me kushtetutën. Gjatë mbledhjes, përfaqësuesit e Presidentit Meta dhe të Ministrisë së Brendshme paraqitën edhe një herë argumentet pro dhe kundra ligjit, ndërsa në fund, Komisioni rrëzoi me shumicë votash dekretin e Metës, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të ligjit. Ligji i miratuar nga Parlamenti në datën 29 korrik 2020, parashikon 8 kushte që një i huaj të fitojë shtetësinë shqiptare, kushte të cilat janë kundërshtuar pjesërisht nga Presidenti.

I huaji fillimisht duhet të paraqesë një kërkesë pranë strukturave vendore të Policisë së Shtetit të vendbanimit. Krahas kërkesës duhet që të ketë mbushur moshën 18 vjeç, të ketë zotësi juridike për të vepruar, të ketë banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 7 (shtatë) vjet në Shqipërisë, ka një banesë, disponon të ardhura dhe burime financiare të ligjshme dhe të mjaftueshme për jetesën, të mos ketë qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë, të zotërojë njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Shqipërisë si dhe të mos përbëjë kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Pas paraqitjes së kërkesës, hyjnë në veprim misionet diplomatike, Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme dhe organe të tjera, të cilat brenda gjashtë muajve shqyrtojnë dokumentacionin dhe bëjë verifikime. Në fund të këtij procesi, aplikuesit për shtetësi shqiptare i miratohet kërkesa, i kërkohet të plotësojë dosjen ose refuzohet kërkesa nëse nuk plotëson kushtet ligjore. Në çdo rast vendimi jepet nga Ministri Brendshëm, vendim i cili i paraqitet Presidentit. Finalizimi i fitimit të shtetësisë bëhet vetëm me dekret të Presidenti, i cili duhet të vendosë brenda 60 ditëve nga paraqitja e propozimit nga ministria.

Po çfarë ka ndryshuar ligji i ri në raport me ligjin aktual i miratuar në vitin 1998? Procedura është e njëjtë, por vetë kufizohet afati për Presidentin për të vendosur mbi kërkesën e paraqitur nga ministri i Brendshëm. Afati për Presidentin ishte tre muaj, tashmë bëhet 60 ditë. Por, nga ana tjetër janë forcuar kriteret për të fituar shtetësinë shqiptare. Ligji i vitit 1998, për të fituar shtetësinë shqiptare parashikon të ketë mbushur moshën 18 vjeç, të ketë banuar në Shqipërisë jo më pak se 5 vjet, të ketë banesë dhe të disponoje të ardhura të mjaftueshme, të mos ketë qenë i dënuar dhe të ketë njohuri fillestare të gjuhës shqipe.

8 kushtet për të marrë shtetësinë shqiptare
Të ketë mbushur moshën 18 vjeç
Të ketë zotësi juridike për të vepruar
Të ketë banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 7 (shtatë) vjet në Shqipërisë|
Të ketë një banesë.
Të ketë të ardhura dhe burime financiare të ligjshme dhe të mjaftueshme për jetesën,|
Të mos ketë qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë.
Të zotërojë njohuri të gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë bazë të historisë së Shqipërisë
Të mos përbëjë kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Kushtet ishin sipas ligjit 1998
Të ketë mbushur moshën 18 vjeç
Të ketë banuar në Shqipërisë jo më pak se 5 vjet
Të ketë banesë dhe të disponoje të ardhura të mjaftueshme
Të mos ketë qenë i dënuar
Të ketë njohuri fillestare të gjuhës shqipe

Ligji i vjetër

Pretendimet e Presidentit Meta kundër ligjit 

Ligji i ri
 
 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • autokton: 10/09/2020 09:40

    Kuvendi ka bo mire qe ka shtuar keto kushte se ndryshe presidenti do ta mbushte shqypnine me turq, indiane, kazakistaneze , palestineze dhe shume .....aneze te tjere duke u vene kushte te shtonin rradhet e LSI-se dhe te votonin per LSI dhe Muniken.

    Përgjigju
    • Kico: 10/09/2020 14:59

      Mese e sakte kjo.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën