8 Marsi, aktorja italiane sjell
nobelisten Levi në Teatrin shqipta

8 Marsi, aktorja italiane sjell <br />nobelisten Levi në Teatrin shqipta
Festa e Gruas do të pritet me një shfaqe të veçantë, e cila do të vihet në skenë në “Teatrin Kombëtar të Komedisë” në datën 8 mars.

“Fjalët e Ritës” është spektakli teatror, i cili do të vij në skenë si homazh ndaj shkencëtares së madhe hebreje Rita Levi Montalcini e larguar nga jeta vetëm pak kohë më parë.

teatri kombetar i komedise

Figura e kësaj gruaje është mjaft e njohur për shkak të kontributit të saj si shkencëtare në një botë që i lejonte pak hapësirë grave. E lindur në Torino në vitin 1909 ajo do të kujtohet gjithmonë në datën 8 mars si një grua e jashtëzakonshme.

rita levi shkenctare

Ky spektakël i cili fillimisht do të vihet në skenë në Vlorë më 6 mars është realizuar dhe do të interpretohet nga aktorja italiane Valeria Patera.

Një tavolinë, një karrige, një mikroskop dhe gjashtë videoklipe të Rita Levi Montalcini-t si dhe gjithashtu çmimi Nobel në mjekësi janë disa nga detajet që do të përbëjnë këtë shfaqe si dhe do të risjellin kujtime, magji dhe pasione të shkencatares.

Shkrimi regjisorial i Valeria Patera-s është një ndërthurje e pazakontë mes fjalësh, imazhesh dhe tingujsh që formojnë një portret të shkencëtares të madhe. Spektakli do të vij në gjuhën italiane por do të shoqërohet me nëntituj përshkrues në shqip.

Valeria Patera aktore

Aktorja Valeria Patera është fituese e “Çmimit Ndërkombëtar Teatri i Figurës” dhe finaliste për “Çmimin e Dramaturgjisë Teatri Total”.

Spektakli “Fjalët e Ritës” vjen në kujdesin e veçantë të “Institutit Italian i Kulturës” në Tiranë në bashkëpunim me “Teatrin Kombëtar të Komedisë” në Tiranë dhe me Timos- Teatro Eventi.


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve