8 marsi/Bushati dhe Kodheli me
gratë dhe vajzat e Shkodrës
Nën kujdesjen e veçantë të Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe me pjesëmarrjen e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli u organizua në Shkodër një bashkëbisedim me gratë dhe rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë me rastin e 8 Marsit.
Nën kujdesjen e veçantë të Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe me pjesëmarrjen e Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u organizua në Shkodër një bashkëbisedim me gratë dhe rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë me rastin e 8 Marsit.
Gra të spikatura dhe me kontribut të veçantë në fushën e edukimit, sipërmarrjes, aktiviste të shoqërisë civile dhe artistë të Shkodrës që ishin pjesë e panelit të diskutimit, sollën eksperiencat dhe rolin e tyre në ndihmë të komunitetit si dhe sfidat me të cilat janë hasur në rrugën e tyre.
Ministra Kodheli në fjalën e saj u ndal në bashkëjetesën dhe emancipimin e gruas shkodrane në shekuj, si element shumë të rëndësishme në kulturën dhe traditën e Shkodrës.
Gjatë fjalës së saj, Kodheli u ndal në "problematikat që hasin gratë, diskriminimin gjinor, dhunën në familje, fenomene të cilat vetëm së bashku me burrat mund t'i luftojmë"!
Gjithashtu ajo solli për të pranishmet dhe eksperiencën e saj në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes ku shpesh i është vënë epiteti si "grua e hekurt" për faktin që për nga natyra ky është një institucionin mashkullor, por kjo s'mbetet me kaq, po në këtë Ministri, për herë të parë kemi gjenerale.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duke falënderuar zonjat në panel për rolin dhe kontributin e tyre në jetën e qytetit, ndër të tjera tha "
nga të gjitha qytetet Shkodra është ndër ato pak qytete që ka në themelin e saj legjendën e një gruaje, të Rozafës. Është falë sakrificës së saj që kalaja e Shkodrës qëndron.
Si të thuash që e gjithë zanafilla e këtij qyteti qëndron te gruaja. Nuk është e rastit që shumë prej personaliteteve gra të nderuara shqiptare kanë dalë nga kjo tokë nga ky truall. Personalitete të shumta kanë dalë nga Shkodra dhe kontributi për kulturën nuk do ishte i plotë nëse nuk do ishin gratë fisnike Shkodrane. Të luftosh për të drejtat e grave do të thotë të luftosh për të drejtat e njeriut". Lufta për të drejtat e grave nuk duhet të jetë vetëm lufta e tyre.
Në rrënjët tona gjendet respekti midis gruas dhe burrit, ndaj ja vlen ndonjëherë të kthejmë kokën pas dhe të shohim të kaluarën. Duhet të zgjidhni të bëheni heroina të jetës suaj dhe jo viktima të saj, theksoi Ministri Bushati.
Në fund të takimit Ministrat Bushati dhe Kodheli dhuruan lule për të pranishmet në sallë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
46.3%
-
Të gabuar
48.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 9484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partia e Lirisë në mbrojtje të Salianjit, sulmon drejtësinë, Blushi: Hakmarrje e verbër primitive, gjyqtarët ‘vrasës me pagesë’! Mbështesim protestën e PD më 6 Tetor
27 Shtator, 15:05
-
Formula 1/ Veterani Daniel Ricciardo largohet nga RB, e zëvendëson i riu Liam Lawson
27 Shtator, 15:00
-
Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali, Gjykata e Durrësit lë në qeli Jurgen Kaçurrin e Arjanit Malokun! Cështja i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës
27 Shtator, 14:56
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, Klosi në Report Tv: Të shkoj në burg, t'i shkruaj në libër denoncimet! U inskenua një skenë e tërë për të denigruar Xhafajn
27 Shtator, 14:53
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, ish-deputeti i PD, Hoxha: Drejtësia i bëri shërbim popullit dhe politikës shqiptare, rrëzoi një nga modelet më të shëmtuara!
27 Shtator, 14:47
-
Zyrtare/ Genoa - Juventus me rrezikshmëri të lartë, luhet me dyer të mbyllura
27 Shtator, 14:29
-
Ngujimi në seli? Grupi i PD bën gati versionin ekstrem për të mos dorëzuar Ervin Saljanjin! deputeti: Do i dëgjoj dhe pastaj do marr një vendim
27 Shtator, 14:04
-
'Letra nga burgu! Salianji tregon si do drejtojë fushatën nga qelia! S'mund as të flasë nga dritarja si Berisha
27 Shtator, 13:56
-
Ardit Rada: Të gjithë janë të lumtur me Salianjin në qeli
27 Shtator, 13:53
-
Orët e fundit të lirisë, Salianji: Po shkoj në burg për interes të PD-së, vetë personalisht kam humbur shumë
27 Shtator, 13:38
-
Gazetarët e pyesin nëse Basha e ka telefonuar apo dërguar SMS, Salianji i ‘dredhon’ përgjigjes: Më kanë mbështetur edhe ata me të cilët s’kemi pasur pikëpamje të njëjta
27 Shtator, 13:38
-
Vllaznia në krye, Thomas Brdaric 'kërcënon' Dinamon: Na duhen tri pikët, jo loja e bukur
27 Shtator, 13:29