8 marsi, festa dhe protesta
me mimoza e bilbila
Nga sensibilizimi për të drejtat e grave, tek respektimi i kuotave gjinore në parlament. Në nderim të ditës ndërkombtare të grave do ketë aktivitete ne Tirane, tek sheshet ne Durrës, Elbasan, Puke dhe Burrel.
TIRANE - 8 mars! Në kalendar është vetëm një datë, por në mendjet e njerëzve, prej kohësh ka filluar të perceptohet si një ditë e ndarë mes festës dhe protestës, mes shprehjes së dashurisë ndaj nënës në vecanti dhe gruas në përgjithësi, një ditë që ngjall diskutime dhe për më tepër ndan në grupe pikërisht ato të cilave u kushtohet; gratë.
Disa preferojnë të festojnë, të krenohen me ditën e tyre, të rrethohen nga dhurata dhe prani femërore në grupe të mëdha, duke lënë për një ditë të vetme rutinën e punës dhe të shtëpisë apo oraret e detyrimeve të përditshme.
Një pjesë tjetër, gra të angazhuara në grupe sociale dhe shoqata, gra të impenjuara në karrierë dhe jo vetëm, hedhin sytë nga manifestimet e protestat, dhe falë syrit të tyre kritik ia shformojnë kuftijë festivë të 8 marsit.
Në këtë dyzim do të qëndrojë edhe ky 8 mars, mes grash që popullojnë rrugët e restorantet në grupe dhe atyre që protestojnë për të drejtat e gjinisë së tyre dhe për të gjitha problemet që has gruaja shqiptare në shoqërinë e sotme.
Dhe këto të fundit do t’i gjeni thuajse në të gjithë Shqipërinë; në Tiranë dhe në Durrës ku autobusë të linjave do të vishen me një banderola sensibilizuese për të drejtat e grave, ku buqetat e mimozave dhe fjongot lejla do të gjenden ngado si një dhuratë për të kujtuar cfarë duhet manifestuar në këtë ditë dhe kur bilbilat do të fishkëllejnë që në orën 9.30 të mëngjesit pranë zyrave të
KQZ-së për shkëmbimin e barazisë së grave me 1 milionë lekë cdo partie që nuk i përfshin në listat shumëemërore.
Më tej edhe në Elbasan, Pukë dhe Burrel. Një kafe për ndihmë, shfaqje filmash për gratë dhe takime me të rinjtë në disa shkolla të mesme, janë disa nga pikat e një axhende të ngjeshur aktivititetesh sensibilizuese për këtë ditë. Në Tiranë aktiviteti me lule, pankarta, muzikë dhe slogane i krijuar nga 10 OJF grash do të ketë gjithashtu edhe një marshim paqësor.
Kështu në fund të dite mes një kafe për ndihmë, aromës së mimozave, fjongove vjollcë të lëvizjes feministe, banderolave, sloganeve, dhe festave pothuajse në të gjitha lokalet, pra të një dite të mbushur plot e përplot me prani femërore, 8 marsi do të ketë trokitur në cdo zemër gruaje.
Tingulli i kësaj trokitjeje mund të jetë muzikë për disa dhe këmbanë alarmi për të tjerë, por në fund të fund ajo që vlen akoma më shumë është që ky tingull të dëgjohet nga të gjithë pa dallim gjinije dhe mbi të gjitha të mos harrohet ditën e nesërme.
Shkrimi u botua sot Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.3%
-
Gafë
51.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34