Festa e gruas u kremtua në të gjitha qytet e vendit. Edhe pse sot është festa e tyre, ato si çdo ditë janë ngritur orët e para të mëngjesit për të shkuar në pune, por janë përballur më një surprizë të bukur.
Personazhet e kësaj historie janë gratë që punojnë në drejtorinë e mirëmbajtjes së qytetit të Vlorës.
Ka qenë ora katër e mëngjesit ku zonjat kanë dalë në rrugë për të vijuar punën e tyre, ndërsa nxënësit e shkollës mesme tregtarë u kishin zënë prite, për t’u dhuruar lule në kuadër të festës së 8 marsit.
Të emocionuara nga surpriza që i shkëputi për pak çaste nga monotonia e punës, punonjëset e pastrimit nuk kursyen falenderimet për të rinjtë.
Ndërkohë ky 8 mars ka ardhur ndryshe edhe në qytetin e Fierit, teksa gra intelektuale dhe nxënës shkollash në këtë ditë kanë përzgjedhur të vizitojnë gratë e shtruara në maternitetin e Fierit.
Pasi finalizuan vizitën në maternitet, intelektualet fierake u drejtuan për tek shtëpia e të moshuarve në këtë qytet, ku vendosën të kalonin pak kohë me gratë rezidente në këtë qendër.
Këto të fundit të emocionuara pa masë nga kjo surprizë e bukur dhe e papritur kaluan orë të këndshme nën shoqërinë e mikeshave të tyre të reja, të cilat erdhën tu kujtonin se nuk do tu mungojë vëmendja e shoqërisë.
Këtë herë nga Durrësi në kuadër të tetë marsit vjen edhe një lajm i mirë për gratë.
20 % e kandidateve të partisë demokratike për njësitë vendore në zgjedhjet e 21 qershorit dhe 50% e kandidateve për këshilltare bashkiake do të jenë gra.
Këtë fakt e konfirmoi deputetja e partisë demokratike, Albana Vokshi gjatë një takimi që zhvilloi me gratë në këtë qytet.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO