8 Marsi është jo vetëm një ditë feste, por edhe një moment reflektimi për kurajon dhe punën e palodhur të grave dhe vajzave shqiptarë. Ndaj, me rastin e 8 Marsit, kryebashkiaku, Erion Veliaj zgjodhi një urim krejt ndryshe për gratë dhe vajzat e Bashkisë së Tiranës, duke iu bashkuar nismës së tyre për të mbjellë pemë në liqenin e Farkës.
“Dua të falenderoj me gjithë zemër të gjitha zonjat e palodhura që punojnë për Bashkinë e Tiranës. I japin shumë jetë, pasion dhe dinjitet qytetit tonë. Dua t’i falenderoj edhe për faktin se edhe pse 8 marsi filloi si protestë, e mandej u kthye në festë, gocat e Bashkisë së Tiranës zgjodhën një mëngjes pune, për t’i lënë Tiranës një pajë të jashtëzakonshme, më shumë gjelbërim dhe oksigjen në liqenin e Farkës. Sot kam vetëm mirënjohje dhe vetëm falenderime për të gjitha zonjat dhe zonjushat që punojnë për bashkinë tonë, duke filluar nga ato që merren me pastrimin, deri tek ato që janë në nivelin më të lartë, nënkryetare apo anëtare të këshillit bashkiak, apo drejtuese të shumë prej agjencive tona”, tha Veliaj.
Ai apeloi se ky 8 mars duhet të jetë edhe një moment reflektimi për burrat, për t’i thënë stop dhunës dhe diskriminimit gjinor.
“Sikur qyteti dhe Shqipëria të kishin më shumë zonja që drejtonin punët për t’i çuar përpara, do ishim akoma më mirë. Të qenit një nga pesë vendet e para në botë për barazinë gjinore është shumë inkurajuese, megjithatë kjo nuk mjafton kur vjen puna tek shumë prej historive të shëmtuara që dëgjojmë. Shpresoj shumë që 8 Marsi më shumë se festë për gratë, të jetë një reflektim për burrat, për ata burra që ndoshta janë rritur keq, që për një arsye apo një tjetër mund të kenë problemet e tyre, por kjo nuk justifikon kurrë dhunën dhe diskriminimin”, theksoi ai.
Lajmi kryesor:
8 Marsi festë dhe protestë, gjesti i veçantë i policisë në Vlorë! Rama 'thumbon' paraardhësit, Meta: Gratë s'duhet të keqpërdoren nga politika
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita Ndërkombëtare e Gruas, dhjetëra mijëra persona marshojnë në Spanjë me maska në fytyrë
8 Mars, 22:43
-
Ndihmoi vajzat të arsimohen, gjyshja e Ledri Vulës: Bashkë më të forta! FemFest bën bashkë 45 gra nga të gjitha trojet shqiptare
8 Mars, 19:43
-
VIDEO/ Dita ndërkombëtare e grave, protestë para kryeministrisë! Protestueset djegin reçipetat: Poshtë patriarkati!
8 Mars, 19:20
-
‘S’kam qenë plotësisht e lirë’, 8 Marsi i Helena Kadaresë në diktaturë: Në Francë jam ndjerë e huaj! Në darkat ku ftohej Ismaili thosha: Po, jam shqiptare!
8 Mars, 18:46
-
Grupi italian 'Le rivoltelle' koncert për vajzat e gratë e Fierit: Synojmë të përçojmë mesazhe për autonominë e lirinë e tyre
8 Mars, 17:25
-
8 Marsi i artizanes së guackave nga Saranda: Festa ime në punë, falë saj krijova jetë të lumtur për familjen
8 Mars, 16:45
-
FOTOLAJM/ Buqeta me lule në burgun e grave në Tiranë për 8 Mars
8 Mars, 15:59
-
8 marsi, Veliaj nderon me certifikata mirënjohjeje punonjëset në prag pensioni: Faleminderit për sakrificën dhe punën e palodhur për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë
8 Mars, 15:29
-
8 Marsi, ministrja Muzhaqi mesazh ndryshe: Të jesh grua nuk është e thjeshtë
8 Mars, 15:05
-
Gëzuar 8 Marsin Nënë!
8 Mars, 14:06
-
FOTO/ Gratë dhe burrat me lule në duar, ja si i gjen ‘8 Marsi’ rrugët e Tiranës
8 Mars, 13:16
-
Manja takim me gratë e dënuara tek burgu i 'Ali Demit': Pas amnistisë të zhvendosen në Pogradec! Të gatshëm të tërhiqemi nga amendamenti për GJKKO
8 Mars, 13:02