Ky 8-mars e gjeti në punë Rudina Bilbilin. Gruaja nga Lezha është nënë e 5 fëmijëve dhe detyrohet të bëjë punë krahu, për të siguruar jetesën e familjes.
Prej 4 vitesh është bërë pjesë e ndërmarrjes së gjelberimit në Bashkinë e Lezhë dhe kujdeset për hapësirat e gjelbërta të qytetit.
“Puna është e vështirë por jam e kënaqur, kam kohë të punoj dhe të festoj. Nuk e ndërroj këtë punë derisa të dal në pension. Është e vështirë por merr dhe kënaqësi”, tha Rudina Bilbili, punonjëse gjelbërimi.
48-vjeçarja thotë se paga që merr nuk e justifikon mundin, por është e detyruar që të punojë për të siguruar sadopak të ardhura.
“Paga është e pamjaftueshme por s’kemi çfarë bëjmë, duhet të ecim përpara! Në shtëpi vetëm unë punoj me pagë fikse, ndërsa burri kur gjen punë private. Unë do vazhdoj të punoj pavarësisht vështirësive sepse kam 5 fëmijë në shkollë”, u shpreh ajo për mikrofonin e “Report TV”.
Rudina Bilbili është njëra nga 8 gratë e ndërmarrjes së gjelberimit të qytetit, të cilat sifidojnë moshën dhe kushtet atmosferike për të siguruar jetesën.
“Eshtë e vështirë sepse disa herë gratë e ndërmarrjes kanë bërë punë të rënda edhe në kushte të vështira, në mot të ftohtë apo të nxehtë”, tha Shkëlqim Muça përgjegjes i gjelberimit, duke shprehur respekt për punën e Rudinës dhe kolegeve të saj.
Dita Ndërkombetarë e Gruas duhet të jetë një moment reflektimi për mundin dhe sakrificën e nënave shqiptare të cilet vijojnë të përballen me vështiresi ekonomike e sociale.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
39.2%
-
Të gabuar
52.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2204
Lajme të tjera
-
Ishte duke peshkuar, mbytet 22-vjeçari në lumin Mat! RENEA dhe palombarët po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës
31 Maj, 16:46
-
Sezoni turistik në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Plazhet private të kujdesen për pastërtinë, ndryshe vitin tjetër si japim leje
31 Maj, 16:29
-
Aksident masiv në rrugën e Kombit, disa të plagosur! Përplaset për vdekje edhe drejtuesi i biçikletës në Kurbin
31 Maj, 15:26
-
Operacion anti-drogë në Krujë, Lezhë dhe Shkodër! Asgjësohen 6262 rrënjë kanabisi
31 Maj, 13:45
-
Vettingu e shkarkoi nga detyra e drejtorit të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati emërohet këshilltar i Rrumbullakut
30 Maj, 12:13
-
VIDEO/Aksident në superstradën Lezhë-Laç, përplasen dy motoçikleta! Plagoset një prej shoferëve
30 Maj, 09:29
-
Aksident në Lezhë, makina del nga rruga, plagoset shoferi (VIDEO)
29 Maj, 16:43
-
Kushi në panairin ‘Art, Zeje dhe Sport’ në Lezhë: E surprizuar nga talenti i nxënësve
29 Maj, 16:17
-
Bukuritë e Lezhës shpalosen në telajo, piktorët: Ky vend është mrekulli e natyrës, të jep mundësinë të shprehësh në piktura
29 Maj, 16:01
-
Siguria gjatë sezonit turistik, bllokohen 8 skafe dhe jet ski në Ksamil, Shëngjin dhe Durrës! Drejtuesit gjobiten me 10 mijë lekë
29 Maj, 15:39
-
KAS ‘ekspertizë’ nga afër kutisë së çarë të Kurbinit: Nuk numërohet, mund të jetë manipuluar! Dash Shehi kërkoi numërim: Ndryshon rezultatin
29 Maj, 14:29
-
VIDEO/ Bregu i lumit Mat i kthyer prej kohësh fushë plehrash, pas denoncimit të Report Tv iu vihet flaka gjatë natës! Dyshohet se hidhen nga burgu i Shënkollit
29 Maj, 12:25