8 marsi, ja një drekë
perandorake për gruan tuaj

8 marsi, ja një drekë<br />perandorake për gruan tuaj
Nëse keni vendosur të bëni surprizën e festës së 8 marsit, në shtëpi, keni një mundësi të mjaft mirë për të shpalosur aftësitë tuaja në kuzhinë! Të gjithë burrave që dëshirojnë t’i dhurojnë gruas një pjatë të gatuar nga duart e tyre, u vjen në ndihmë rekomandimi i Far East, i përzgjedhur nga Shqiptarja.com për këtë javë jo pa qëllim. Pasi përvec se gatuani, ju arrini të vendosni në tryezën tuaj edhe një nga recetat ekzotike të Lindjes së Largët. Menuja e pasur përmban gatime me sushi, e karkaleca, oriz dhe makarona kineze apo me lloje të ndryshme mishi si vici, derri, pule dhe rose. Nuk mungojnë sallatat, supat e larmishme si dhe ëmbëlsirat. Mes shumë gatimeve të cilat duhet thënë se nuk janë të vështira për tu përgatitur, sesa për tu gjetur përbërësit tepër specialë, me ndihmën e kuzhinieres së parë, Erjona Cezme, gjetëm një recetë e cila mund të realizohet në kuzhinën tuaj. Pjata e rekomanduar ka në qendër të saj makaronat. Natyrisht që italianët janë tepër të famshëm për makaronat, por edhe prodhimi aziatik është po aq I njohur e për ata që ia kanë njohur shijen, mjaft i preferuar. Nga recetat me makarona kineze ju rekomandojmë “Imperial Noodles” në shqip Marakonat Perandorake, të cilat sjellin në pjatë një përzierje interesante të mishit të vicit, pulës se të filloni duhet duhet të blini tek dyqanet e Neranxit, makaronat kineze, “Egg noodles” si dhe kripën
kineze të quajtur esemzi.

MAKARONAT PERANDORAKE
Përbërësit për dy persona: 170 gr makarona, 50 gr mish viçi, 50 gr. Mish pule, 4 karkaleca të mëdhenj, pak qepë të grirë hollë (e njomë ose e thatë)1/2 tufë sallatë kineze, 1 karrotë, 1 lugë kafeje kripë, 1 ½ lugë të vogël me esemzi, 2 ½ lugë me salcë soje, 2 lugë gjelle me vaj susami, 1 vezë, pak verë të bardhë, pak sheqer.
Makaronat lihen në ujë të nxehtë për 10 min, pastaj shplahen me ujë të ftohtë. Në një tigan skuqim vezën në pak vaj gjelle dhe shtojmë perimet e prera hollë. I tiganisim për pak minuta, pastaj shtojmë mishin e viçit dhe të pulës. vazhdojmë tiganisjen për disa minuta dhe shtojmë makaronat. Më pas shtojmë të gjitha erzat me rradhë duke i përzier vazhdimisht. Shuhen me verë të bardhë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Si ja hoqi Berisha vetes monopolin e opozitës

Mero Baze: Si ja hoqi Berisha vetes monopolin e opozitës